Katamari Damacy
(2004)
Loja më origjinale ose akoma më keq: loja më e keqkuptuar në botë (nga unë të paktën). KD vjen nga Japonia dhe me sa duket vetëm në vendin e origjinës mund tu kuptonte nga ndokush. Nuk merret vesh shumë mirë kjo lojë, pasi çdo gjë bëhet lëmsh në kuptimin e vërtetë të fjalës; ju duhet të krijoni një sferë gjigante me gjërat përreth.
Historia e saj është gjithashtu pak “mitologjike.” Perandori i universit dëshiron ta shpëtojë atë, por nuk kuptohet se ç’lidhje ka kjo me vartësin (princin) e tij, i cili vjen në tokë dhe krijon uragane për të mbledhur çdo gjë që i del përpara.
Kjo lojë pavarësisht se ka një konstrukt të saktë për një video-game, nuk u kuptua shumë nga lojtarët jashtë Japonisë. Namco sidoqoftë krijoi një pazël që mund të luhet nga të gjitha moshat.
Megjithatë meqenëse Namco nxori një seri tjetër në vazhdim (We Love Katamari) do të thotë që ka pasur mjaftueshëm fitime pavarësisht opinionit tim.
Comments
Post a Comment