Magna Carta: Crimson Stigmata
(2004)(njohur edhe si Magna Carta: Tears of Blood)(riprodhuar edhe për PSP)(Metacritic 7.1)
Mbaj mend se në një nga revistat për të rritur (Maxim apo PlayBoy apo Penthhouse) kishte një artikull të gjatë në lidhje me veshjet paraqitura në këtë lojë. Shkronjësi i vlerësonte veshjet me elozhe si dizajnë perfekt klasi të lartë. Kritika e vetme kishte të bënte me pyetjen se a do funksiononin në ralitet këto veshje. Artikulli shoqërohej me disa foto dhe si radhë herë kur vjen puna te lojërat kompjuterike, redaktori kishte të drejtë. Kështu u prezantova unë të paktën me lojën.
Publikuar nga Atlus USA, kjo lojë është një rpg jo shumë ndryshe nga titujt e tjerë prodhuar po nga Atlus (si seria Persona për shembull) dhe Square Enix (si seria Final Fantasy për shembull). Megjithatë ngjashmëritë më të mëdha ndoshta janë me Star Ocean. Lojtarët lëvizin lirshëm gjatë luftimit deri sa mbarojnë turnin dhe mund të zgjedhin nëpërmjet modaliteteve ofensive dhe mbrojtëse.
Historia flet për një luftë midis njerëzve dhe një racë tjetër dominuese në planet që ngjasojnë më shumë si elfë. Personazhi kryesor është një mercenar që punon për aleancën e njerëzve si hakmarrje ndaj vuajtjeve të shkaktuar nga raca tjetër. Gjërat ndërlikohen më tepër kur njerëzit përpiqen të përdorin një “magji të ndaluar” e cila nuk shkon ashtu si duhet dhe personazhi kryesor –me një emër të komplikuar– e gjen veten nën kujdesin e një vajze me amnezi. Mbas këtij takimi të ngjashëm midis Cloud dhe Aerith, personazhi kryesor zotohet ta ndihmojë vajzën të gjejë vendin e saj. Rezulton më vonë se kjo infermiere e kujdesshme quajtur Rehath, është një element tepër i rëndësishëm i gjithë konfliktit të përgjakshëm që ka pllakosur botën.
E gjithë loja përfshin një seri misionesh lineare që ecin përpara me përti. Prekja e koreanëve, e shndërron këtë në një eksperiencë disi ndryshe nga rpgtë tipike japoneze. Vështirë të thuhet nëse kjo është diçka e mirë apo e keqe, por le të pranojmë se është disi ndryshe.
Vizatuar me kujdes dhe detaje, në kastin e lojës nuk mungojnë modelet femërore seksi dhe të veshura në mënyrë origjinale. Edhe në titujt në vazhdim spikasin edhe një herë modelet ultra elegante në këtë seri të dytë (disa prej tyre paraqiten në seritë e tjera). Fatkeqësisht, ky është një nga titujt e pakët në PS 2, pasi paraardhësja seri ishte zhvilluar për Ëindoës, ndërsa seria tjetër pasardhëse do ishte një ekskluzive vetëm për Xbox.
Comments
Post a Comment