ESPN NFL 2K5

(2004) 

Askush nuk mund t’i vlerësojë lojërat për futbollin amerikan më mirë se një amerikan vetë. Ideja është se ky sport, thjeshtë nuk ka zënë rrënjë në admirimin kolektiv evropian dhe ashtu si duken vathët, as do e bëjë ndonjëherë. Lojërat me futboll amerikan (që nuk është tamam regbi), shesin në amerikë ashtu si PSEvolution dhe FIFA shesin në Evropë. Megjithatë ndryshe nga futbolli ku Konami konkurron fort me EA Games vazhdimisht, në SHBA, EA Games pak a shumë nuk ka rivalë. Një nga rivalët ishte Visual Concepts e cila prodhoi lojën e fundit më të mirë për NFLnë pikërisht në PS 2. Më pas EA Games mori ekskluziven dhe kompania nuk mundi të prodhonte më gjë nën këtë titull.

Loja ndjek rregullat e futbollit amerikan. Duhet ta bëni skuadrën tuaj të fitojë sezonin dhe të menaxhoni atë duke pasuar, vrapuar, bllokuar e duke kryer “touch doun.”
ESPN NFL 2K5 u prit tepër mirë si nga fansat, si nga kritikët dhe është një shembull i mirë i një loje sportive e bërë ashtu si duhet, por sërish theksoj se kjo do mund të vlerësohet ashtu si duhet vetëm nga fansat e serisë.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11