Gungrave Overdose

(2004)

Over-doza është vazhdimi i lojës origjinale shoot em’ up me të njëjtin titull. Loja vazhdon me aventurat e qëlluesit kthyer nga vdekja. Kësaj radhe heroi përballet me një sadist kriminel që së bashku me një trafikant droge kanë bërë plan për të shtënë në dorë botën. Loja ndjek kronologjinë e të parës dhe përfundon aty ku fillon seria e animuar.

Loja sjell disa risi dhe shtesa por në themel vazhdon të jetë ajo e para. Një lojë e shpejtë ku ju duhet të qëlloni e të shmangni njëkohësisht plumbat e hordhive që loja ju hedh kundra në dhoma të vogla të mbyllura. E gjithë kjo me një personazh që nuk flet fare gjatë gjithë kohës (përveç ndoshta ndonjë rasti të shkurtër).

Si gjithmonë edhe ky titull është një kënaqësi e vërtetë për tu luajtur. Loja ecën drejt në mënyrë tepër fluide dhe animimet nga njëra skenë në tjetrën janë të hartuara bukur si një film i vërtetë i kategorisë anime. Nëse Gungrave 1 ka qenë loja juaj, edhe ky titull do ju kënaqë sa më s’ka.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11