R-Type Final

(2003)

Irem na ka dhënë shumë gjuajtës vertikal të mrekullueshëm duke filluar me R-Type e duke përfunduar me R-Type Final.

Origjinali R-Type i viteve 80, përdoret shpesh si shembull kur vjen puna te forcimi i anijeve me anë të poëer upve. Mund të duket e rëndomtë sot sepse gati cilado lojë e ka një sistem të tillë, megjithatë më besoni kur ju them se nuk ishte shumë e përdorur atëherë në makineritë arkade.

RTF mbyll në mënyrë spektakolare një seri të bukur gjuajtësish vertikal. Fjala "spektakël" është zgjedhur me kujdes sepse kjo është ajo që udhëtimi në anijen kozmike R-Type ofron, një epope pa fjalë, por shprehur si një opera nëpërmjet tingujve dhe sfondeve unikale ku shkatërrohen me mijëra anije kozmike armike.

Nuk mund të mungojnë në këtë titull të fundit kapot në fund të raundit, gjithmonë sfidues me armët e tyre vdekjeprurëse.

Po e mbyllim këtë hyrje me kuriozitetin se zhvilluesi i saj Kazuma Kujo, ka punuar vetë pa aprovim nga Irem për 18 muaj rresht për të ofruar një produkt vërtet shkëlqyes.

Kushdo që mendon se ditët moderne të lojërave kompjuterike nuk kanë mjaftueshëm gjuajtës vertikal, bën mirë të mos ankohet më e t'i kthehet kësaj loje edhe një herë për të shijuar elegjinë e udhëtimit quajtur R-Type Final deri sa të arrini në bosin e fundit i cili rezervon një metaforë për vetë lojën (kapo i fundit është i lidhur në një makineri si ato në spitale që mbajnë të sëmurët në jetë, ashtu si Kazuma mbajti lojën ose ashtu si sistemet e dështuara diktatoriale refuzojnë akoma të vdesin në shekullin 21).

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5