Dragon Ball Z Budokai Tenkaichi 2
(2003)
Që nga NES e deri më tani, lojërat Dragon Ball kanë qenë disi të pranueshme për fëmijët. Ka pasur larmi. Vetëm mbas serisë “Budokai” prodhimi filloi të bëhej copy-paste. Që nga DB Budokai 1, 2, 3, për PS 2, e deri te PS 4, nuk merret vesh se çfarë dreq ndryshimi ka midis tyre. Saga vazhdoi edhe në PS 3 pa ndonjë ndryshim sidoqoftë. Përfshirë te lojërat leshi që edhe mund të luhen.
Pak a shumë ju keni një hartë të universit Dragon Ball ku shkoni e rekrutoni luftëtarë për të mposhtur armiqtë, deri te Mazhin Bu e gjëra të ngjashme. Pra sa për historinë, epo është po ajo e gjetur te Dragon Ball Z. Një vit më vonë do vinte mjelja e radhës, Dragon Ball Z: Budokai 3, a thuajse kjo është FIFA ose PES.
Comments
Post a Comment