Lifeline

(2003) 

Sony pati këtë idenë fantastike për të provuar një lloj të ri kontrolli; vetëm me zë. Mund të ngjajë e rëndomtë sot, por në vitin 2003 kjo quhej një arritje e madhe. Por kur vjen puna te Lifeline, Sony ndoshta e bëri hapin më të madh se këmba sepse teknologjia thjeshtë nuk ishte gati.
Lojtari dhe e dashura ftohen në një qendër hapësinore. Ky hotel luksoz nuk është ai që duket, por thjeshtë një fasadë për një laborator ushtarak, e kur demonët (alien ose krijesa eksperimentale, kush mund ta dijë) dalin në skenë, gjërat marrin për së koti shumë shpejt.

Lojtari vetë e gjen veten në dhomën e kontrollit ku ka në pëllëmbë të dorës çdo kamera të hotelit hapësinor. Atij i duhet të japë komanda e udhëzime një kameriereje simpatike me emrin Rio që të mund ta çojë në vend të sigurt. Lojtari kontrollon çdo gjë, kujtojmë nëpërmjet zërit, duke filluar nga luftimi e deri te drejtimi. Ngacmojeni mjaftueshëm biondinën dhe ajo mund edhe të nxehet ca me ju.

Dhe këtu gjërat marrin me të vërtetë për së koti. Loja nuk njeh mirë fjalët sipas disa lojtarëve amerikan. Loja nuk mund të publikohej në Evropë me gjithë gjuhët e tyre. Rio, biondina dhe heroina e vërtetë e lojës, thjeshtë nuk i kupton ca gjëra ashtu si duhet dhe kjo e bën lojën shpesh të paluajtshme.

Koncepti sidoqoftë vazhdon të jetë goxha origjinal për kohën dhe pavarësisht mish e masheve, kjo lojë ta paktën mund të qëndrojë si dëshmi për fillimet e komandave audio-vizive si janë sot Kinetiks dhe SonyEye ose leva e Wii!

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Final Fantasy 11

Gungrave