Devil May Cry 2
(2003)
Titulli i dytë i serisë nuk u prit aspak mirë nga fansat dhe me të drejtë.
Shumë nga elementët që e kishin bërë titullin e parë aq të pëlqyeshëm ishin zhdukur tashmë. Unë jam një nga ata fansat e serisë që e ka luajtur këtë titull (vetëm njërin disk, atë të Dante) dhe loja vetë nuk mu duk aspak keq. Fatkeqësia e kësaj loje ishte se mbante titullin e gabuar. Nëse kjo lojë s’do mbante markën e DMC, atëherë do ishte një nga ato lojërat e pa eksploruar të bibliotekës gjigante të platformës së Sonit.
Historia e DMC 2, ashtu si po ajo e titujve të tjerë, nuk ishte mbresëlënëse. Një organizatë ndërkombëtare e mirë financuar (me kryetar Airus) po përpiqet të mbledhë artefakte në gjithë botën për të evokuar një demon me fuqi të madhe (Argosax) i cili do i lejojë të dominojnë botën. Dante dhe Lucia duhet t’i ndalojnë në përpjekjet e tyre duke i gjëmuar këmba këmbës, ndërsa Lucia është në dilemën e saj me origjinë demoni (krijuar nga Airus për qëllimet e veta).
Loja vinte me dy CD, njëri përfshinte historinë e Dantes, personazhit kryesor. Tjetri përfshinte historinë e një vajze (me motive personale që miqësohet me heroin kryesor) e cila përdorte dy kama. Unë kam luajtur vetëm njërin sepse tjetra nuk mu duk mjaftueshëm interesante.
Me lojtarin në komandë, Dante zbret në bodrume e rrugët e një qyteti londinez mbuluar nga mjegulla e mbytur nga demonët. Më pas historia zhvendoset në ishuj dhe kulla gjigante. Bosët vazhdojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e lojës dhe gjithsecili kërkon shumë durim dhe strategjinë e duhur për tu mposhtur. Si shpërblim, të dy personazhet mund të visheshin me rrobat e sponsorit Levis Jeans, që shtonte pak në lojë. As muzika nuk na e mbushi shumë veshin me thënë të drejtën.
Loja zhgënjeu vërtet fansat me stilin e plogësht të luftimit dhe një Dante tepër serioz. Në rrafshin kohor, ngjarjet e lojës zhvillohen në fund fare të serisë dhe nuk ka lidhje midis saj dhe lojërave të tjera në vazhdim. Problemi se pse loja u sha keq fare, kishte të bënte sepse fansat po e krahasonin me titullin e parë të lojës, e më vonë me titullin e tretë (edhe të katërtin madje). Krahasura me DMC, DMC: Dante’s Aëakening dhe DMC 4. Po të harronit se loja mbante këtë titull do përballeshit me një lojë të zakonshme që kurrsesi s’do meritonte të përfshihej në ndonjë nga listat e lojërave të këqija.
Sidoqoftë, për fat të mirë seria e tretë do merrej sërish në dorë nga krijuesi origjinal dhe do vendosej sërish në shinat e duhura. Pak a shumë seria që desh fundosi gjithë serinë. E mërzitshme ishte për mua, skena e fundit e helikopterit ku loja u kthente në një lloj të ngathët shooter).
Comments
Post a Comment