XIII

(2003)

Kjo first person shooting ishte mbase loja e parë e mirëfilltë që prezantonte animime stripesh si ato në revistat Marvel ose DC Comic. Efekte të tilla vizuale hasen edhe në titujt më të vjetër, por XIII i çoi këto dekorime grafike në nivele më të larta.
Loja është një FPS me disa elementë të lezetshëm origjinal për kohën. Ashtu si edhe te seria Tenchu, ju dëgjoni hapat e armiqve (në ekran shikohet fjala “tap”) tek afrohen e mund të vendosni të futeni në aksion, ose të zgjidhni të fshiheni e të qëndroni nën hije. Vrasjet kanë sekuenca me panele të vegjël si librat e animuar.
Lojtari merr rolin e agjentit XIII. Si pjesë e organizatës XX, agjenti ka amnezi dhe beson se ia kanë hedhur fajin e vrasjes së presidentit padrejtësisht. Ndërsa përpiqeni të zbuloni të vërtetën, kuptoni më pas se organizata në fjalë nuk është benevolente, por ka në fakt plan për të mbizotëruar SHBAtë. Agjenti duhet t’i ndalojë në planet e tyre.
Libri nga ku është bazuar loja, nuk është shumë i famshëm. Për sa kohë një libër i animuar mund të shndërrohet në një lojë, titulli XIII është perfekt dhe ka disa ide inovative. Pavarësisht, mua vetë loja mu duk pak e mërzitshme. Me thënë të drejtën shumica e FPSve në PS 2 kanë pasur shitje të pakta dhe disa prej nesh kurrë nuk u mësuan me analoget e levës së konsolës.
Mesa duket historia e librit origjinal është aq intriguese, saqë dikush andej nga Hollivudi vendosi të bënte një serial të gjatë me buxhet mesatar andej nga viti 2017.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11