Worms 3D
(2003)
Lufta e Krimbave është një seri që ka karakterizuar llojin e saj dhe ka kushtëzuar qindra lojëra të ngjashme në GooglePlay dhe AppStore. Vetë premisa është qesharake; krimba të armatosur gjerë në dhëmbë që hedhin në erë njëri tjetrin. Sa më gjatë vazhdon loja, aq më i pasur bëhet arsenali në dispozicion dhe krejt papritur, nga qielli do bien banane gjigante dhe një gomar që prish gati gjysmën e hartës.
Në kohë të dëshpëruara, mund edhe t’i detyroni krimbat që të shkojnë “banzai” mbi armikun për të bërë disa dëme para se të zhduken nga ekrani. E nëse një granatë duket shumë e rëndomtë për shijet e lojtarit, mund shumë mirë të zgjidhni “Granatën e Shenjtë”. Një “haleluja” do dëgjohet para se krimbi armik të shpërthejë në mijëra copa, ndërkohë që në sfond dëgjohet tek stonon himni kombëtar Francez...
Armagedon është pika kulmore e serisë përpara se të degradonte në përsëritje e ndryshime formulash radikale që thjeshtë nuk funksionin për artileritë strategjike (kategoria e lojës).
Comments
Post a Comment