Extermination
(2001)
Nëse Resident Evil tradicionale, ajo parë në PSOne ju ka munguar disi në PS 2, atëherë loja Extermination është titulli që duhet të kontrolloni. Me grafika dhe aktrim të keq (falë edhe buzëve virtuale që nuk përkonin gati kurrë me zërat realë), kjo lojë plotëson denjësisht vendin bosh lënë nga modifikimi i serisë Residen Evil 4 në PS 2.
Si një survival horror, ju merrni në komandë një ushtarak, i cili së bashku me skuadrën dërgohet për të hetuar një laborator kërkimi fshehur në Polin e Jugut. Shpejt zbulohet se gjërat kanë shkuar për lesh, me pak të mbijetuar aty e këtu. Dhe kjo është detyra e lojtarit, të mbijetojë deri në arrati ndërsa historia shpaloset.
Loja ka kamera të fiksuar dhe gjëegjëza si ato parë në serinë e parë fare Resident Evil, ose Silent Hill nëse preferoni. Armët mund të modifikoheshin lirshëm sipas dëshirës e gjithmonë ekzistonte frika e mungesës së municioneve. Me këto burime, nuk ishte e thënë se duhet të vepronit si sugjeron titulli, pra të shfarosnit çdo krijesë që ju dilte përpara. Ndonjëherë mjaftonte t’i anashkalonit.
Comments
Post a Comment