Half-Life

(2001) 

Në hartimin e një liste lojërash FPS, asnjëherë s’duhet harruar Half-Life. Vepra e artit dalë nga studiot Valve, u bë ikona e kategorisë duke paraqitur një histori konsistente dhe një gjuajtës të hatashëm. Lojtari merr nën komandë dr. Morgan (një personazh të cilit nuk i pëlqen të flasë shumë, për mos thënë aspak), dhe gjendet krejt papritur në një zonë jo miqësore me krijesa aliene, komando armiqësor dhe më pas akoma ngjarjet zhvendosen në një dimension paralel. Detyra e lojtarit është të përfundojë me sukses lojën duke ndaluar pushtimin e tokës nga forcat armiqësore jashtëtokësore. 

Historia e lojës vazhdon duke u zgjeruar në Half-Life 2 (episodi i parë dhe i dytë), një lojë që gjithashtu korri sukses.

Versioni PC ndryshon pak nga versioni për PS 2. Half-Life nuk u soll në këtë konsolë nga Valve, por nga një tjetër kompani. Origjinali është publikuar më 1998, por në PS 2 do vinte vetëm tre vjet më vonë. Le të themi se ky titull i mrekullueshëm, ishte një surprizë e këndshme për konsolën tonë.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Final Fantasy 11

Gungrave