Fatal Frame

(2001)(njohur ndryshe edhe si Projekti Zero) 

Përpara se Fatal Frame 2 të kapte audiencën e saj dhe të bënte emër si një lojë klasike horrori, titulli i parë përpiqej të gjente një audiencë të gjerë por pa sukses. Loja e parë nuk ishte tepër e njohur në SHBA dhe Evropë. Në Japoni loja u mirëprit, akoma jo nuk kishte famën që do vinte në vazhdim.

Loja na kujton atmosferën e The Grudge (versioni origjinal, dhe jo ai remake i hollivudit). Loja kishte momente tmerruese dhe një histori të komplikuar me një metaforë fshehur pas, shpjeguar më mirë në Fatal Frame 3, të cilën unë e kam nën-emëruar si manual për varrosjen e të vdekurve. Veçoria e kësaj loje është gjithmonë arma e përdorur kundra shpirtrave të këqij. Ju keni vetëm një kamera dhe nën komandë keni një gjimnaziste japoneze, që nuk është edhe aq shumë po të mendosh se te Silent Hill kishit një katana dhe një sharrë elektrike. Dhomë mbas dhome, hap pas hapi duhet të kryeni rituale ekzorcizmi e mundësisht të nxirrni gjallë vajzën simpatike adoleshente japoneze.

Fatal Frame është një titull i frikshëm e do mund të sfidojë edhe zemrat më guximtare. Është pak a shumë e krahasueshme me tituj si Outlast ose Resident Evil.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Final Fantasy 11

Gungrave