Metal Gear Solid 2: Sons of Liberty

(2001) 

Mbajtur mend kryesisht për rrengun që Hideo Kozhima i bëri fansave, Metal Gear Solid 2 nuk është se është një lojë keqe. Edhe personazhi kryesor flokë bardhë Raiden nuk është edhe aq i keq sa e bëjnë fansat. Gjëja më e keqe e tij ndoshta, kishte të bënte me faktin se nuk ishte legjendari Snake.

MGS 2 ama prezanton gjithçka që kishte edhe e para me grafika më të mira. Skenat janë aq të gjata saqë jo radhë nuk do merrni vesh a po luani lojën, apo po shikoni ndonjë film të viteve 80. Mekanizmat e lojës përmirësohen goxha dhe vazhdojnë të kenë në esencë fshehjen në hije.
Raiden kësaj radhe dërgohet për të shpëtuar presidentin e SHBA (që rezulton një tjetër klon i Big Boss; pra një Snake më shumë në histori). Kësaj radhe, tradhtarët janë një grup i anti-terrorit quajtur Dead Cell që kanë një arsenal të pasur atomik dhe sigurisht një makineri Metal Gear (pak a shumë kjo makineri mund të mbajë, e lëshojë raketa atomike nga kudo në botë pa u identifikuar pozicioni).

Aksioni dhe bukuria e lojës si gjithnjë ka të bëjë edhe me bisedat midis personazheve, përfshirë edhe dialogun romantik midis Raiden dhe Xhulias (cilësuar me të drejtë nga disa fansa si Romeo x Zhulieta). Biseda të tjera përfshijnë evolucionin, traktate ndërkombëtare, pikat e forta dhe të dobëta të një sistemi demokratik, e të tjera. Megjithatë nëse për një gjë do mbahet mend loja, është skena tepër e gjatë e mbylljes. Ndoshta më e gjatë sesa duhej, por Kozhima njihet për origjinalitetin e tij fundja. Sidoqoftë kjo lojë, është një nga ato që nuk duhet humbur në PS 2.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11