Contra Shattered Soldier
(2002)
Nëse Metal Slug nuk ka kënaqur sadopak nevojën tuaj për qëllues dy dimensional të stilit arkade, titulli që duhet luajtur patjetër është ri-mishërimi i Contras origjinale në PS 2.
Titulli për PS 2 ruan traditën duke ndryshuar sadopak rregullat e lojës.
Pak a shumë bota ka vajtur për lesh për shkak të ndotjes atmosferike, dhe ju jeni një ushtarak që ka qëndruar i burgosur më gjatë sa duhej. Mbas lirimit, ushtaraku dërgohet me misione nga një cep i botës në tjetrën me detyrën e fisshme për të vendosur sadopak rregull në zonat ku mbizotëron anarkia. Alienët janë akoma të pranishëm në sfond. Pak a shumë shpjegohet se e gjithë kjo situatë është shkaktuar sepse njerëzit i vodhën atyre një artefakt të rëndësishëm. Por kundërshtarët janë njerëzit e tjerë në fakt, pra do ndesheni me një organizatë terroriste.
Në këtë titull ju nuk gjeni armë rrugës por keni tre armë të paracaktuara. Armët mund të ndryshohen lirisht midis një automatiku, një granata-hedhësi dhe një flakëhedhëse të fuqishme me rreze të shkurtër. Duke respektuar traditën, ju vdisni me një të prekur në kontakt me armikun ose me plumbat lëshuar në drejtimin tuaj. Dhe sigurisht nuk mund të mungojë vështirësia e madhe për të cilën njihet kjo lojë.
Brenda një raundi ka variete në planin horizontal dhe vertikal, në rënien me skeidboard, anije e avionë e të tjera, të gjitha me një sfond që e bën lojën të duket 2.5D. Ka edhe një Hit Ratio por se për çfarë shërben...
Comments
Post a Comment