The Bouncer
(2000)(Lojë Leshi?)
Ka shumë pak tituj beat em up nëpër konsola. Në PSOne një nga beat em up-ët tradicionale ishte Crisis Beat. Në PS2 ka disa tituj të ndryshëm në këtë kategori si Final Fight Streetwise dhe God Hand. Por përpara se të vinin këto tituj, përpara fundit të vitit 2000 në dhjetor, Square Enix entuziazmoi fansat e llojit beat em up duke deklaruar The Bouncer.
Shpejt loja reklamoi fuqinë e PlayStation 2 me grafika të mira dhe me muzikë e aktrim të saktë. Vetëm se kishte një detaj të vogël. Loja ishte shumë e shkurtër. Po flasim për rreth 1 orë lojë gjithsej duke hequr filmimet. Dhe edhe kjo një orë lojë, nuk është se kishte ndonjë veçanti në llojin e vet. Në fakt loja ishte tepër e ngathët, kishte shumë lëvizje elegante të papërdorshme dhe një histori disi të qenësishme në lidhje me një korporatë të ligë e cila kryen eksperimente gjenetike me njerëzit. Me rrëmbimin e një vajze në klub, tre luftëtarë që marrin etiketimin nga titulli i lojës, hidhen në sulm.
Dream Factory (dhe Square Enix) menduan se edhe pse e shkurtër, lojtarët do e përsërisnin lojën vazhdimisht për të zhbllokuar lëvizjet dhe personazhet sekrete në lojë. Megjithatë mbasi eksploroje stilet e luftimit të tre lojtarëve, nuk mbetej shumë për të bërë. Ndryshe nga lojëra të gjeneruar rastësisht si Binding of Isac ose Lost Castle në PC, zhvilluesit prisnin që lojtarët të uleshin përpara të njëjtave nivele e të njëjtës histori vazhdimisht. E kotë të themi se nuk funksionoi. Tani The Bouncer është lënë me të drejtë në harresë. Mbahet mend për grafikët e mira dhe sillet në bisedë vetëm kur flitet për dështimet e Square Enix.
Loja nuk mund të konsiderohet një lojë leshi. Jam i sigurt që jo pak njerëz e kanë pëlqyer. Por blerja e një loje më të shkurtër se Trapt linte një shije të hidhur për ata që kishin paguar çmim të plotë. Për më tepër, nuk është se sillte ndonjë risi në lëmin e beat em up.
Comments
Post a Comment