The Red Star

Ylli i kuq është një nga ato lojërat e radha beat em’ up në PS 2. Do ishte pak a shumë ekuivalenti i Final Fight i konsolës, gjithmonë nëse Cody, Guy dhe Hagari do ishin të armatosur gjer në dhëmbë me armë moderne laser e automatike. Ose një tjetër titull i krahasueshëm do ishte Armor Warriors, një lojë arkade e të njëjtës kategori.

Kamera është e para-stabilizuar dhe ndryshon vazhdimisht në varësi të pozicionit të lojtarit. Jo keq duke qenë se perspektiva ndryshon vazhdimisht ndërsa aksioni intensifikohet. Në varësi të kundërshtarëve, është e domosdoshme një balancë midis gjuajtjeve fizike nga afër dhe përdorimi i saktë i armëve kur duhet.

Loja është goxha e vështirë. Me mposhtjen e armiqve në një seksion të dhënë, loja hap rrugën në vazhdim duke ofruar të njëjtën gjë; më shumë armiq për të mposhtur. Bosi i nivelit gjithashtu ka hilet e veta (disa janë fjalë për fjalë tanke), dhe do duhet të dështoni vazhdimisht për të gjetur pikën e tyre të dobët. 

Ajo që e bëri lojën jo të pëlqyeshme ishte kalimi te sektori i gjuajtësve vertikal. Pak a shumë ju kalonit nga një beat em’ up, direkt në një shooter vertikal (mendoni serinë Raiden). Për fat të mirë, nivelet e këtij lloji ishin deri diku të shkurtra. Për fat të keq, gjuajtësit vertikal ndonjëherë e mbushin ekranin me plumba pa mundur të dallosh se nga dreqin duhet me shkuar për të mos shpërthyer në ajër.

Nuk është e sofistikuar si grafika, por nëse po kërkoni nostalgjinë e lojërave me xhetona, Red Star është titulli që duhet luajtur, si nga fansat e beat em’ up, si nga fansat e shoot em’ upve.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Final Fantasy 11

Gungrave