Tekken Tag Tournament
(1999)
Solli sërish së bashku të gjithë lojtarët nga seria e parë deri te seria e tretë. Lojtarët duhet të zgjidhnin dy karaktere, të luftonin me njërin ndërsa ndërronin tjetrin në momentet e volitshme për ta, si dhe mund të kombinonin disa nga lëvizjet me ortakun. Dy ortakë të cilët sipas historisë kishin një farë lidhjeje, kishin lëvizje dyshe të veçanta.
Lojtari i cili qëndronte në prapaskenë, nëse kishte pësuar dëme, shërohej ngadalë deri në një farë mase. Ndryshe nga lojëra të tjera VS. me dy lojtarë, mposhtja e njërit karakter përfundonte raundin.
Fansat që e kishin filluar lojën nga Tekken 3, patën vështirësi me ambientimin e lëvizjeve të lojtarëve të vjetër, por jo ndonjë gjë që nuk mund të mësohej. Disa nga lojtarët e vjetër nuk ndryshonin shumë nga klonet e tyre të rinj fundja. Kjo seri solli plot stile të reja, por asgjë nuk mund të krahasohej me ndryshimet radikale e pasuara nga Tekken 1, Tekken 2 deri te Tekken 3.
Ishte loja e parë Tekken në PlayStation 2 dhe si gjithmonë, tepër e ngathët në konsolë. Grafika kishte përmirësime, por nuk u afronte me përmirësimet që u panë në Tekken 4 dhe Tekken 5 gjithashtu për PlayStation 2. Historia e Tag nuk është zyrtare, me pak fjalë çfarëdo ndodh në Tekken Tag, qëndron në Tekken Tag dhe nuk ndikon aspak ngjarjet në universin ku zhvillohen ngjarjet e serisë. Madje as mbylljet nuk kishin filmime.
Comments
Post a Comment