Wild Arms 5
(2006)
Ja edhe një tjetër jrpg unike e cila për fat të keq nuk e gjeti dot veten me shitje të mira. Thjeshtë po tallem, kjo është një jrpg me turne e cila si shumë përpara saj përdor sistemin e forcimit të nivelit të armës dhe personazhit. Sipas mendimit tim, seria e pestë është më e mira në sagën e gjatë të “Wild Arms” por kjo gjithmonë është subjektive.
Personazhet në lojë përdorin sistemin e luftimit ARM. Në sajë të armës unike, personazhet mund të performonin sulme të ndryshme. Sulmet mund të kombinoheshin për të kryer sulme të fuqishme teke ose në bashkëpunim.
Heroi kryesor Dean jeton në një botë të stilit të perëndimit të egër amerikan (kujtoni serinë anime Trigun). Në të ardhmen, një racë aliene ka pushtuar tokën me motive jo shumë të qarta (kujtoni filmin Arrival). Dean dhe miqtë që has rrugës duhet të përballen me jashtëtokësorë por edhe me njerëz të cilët i binden të huajve.
Comments
Post a Comment