Kingdom Hearts
(2002)
Square Enix më në fund takon senpain e saj, atë që e adhuron në distancë, pra Disnein me pak fjalë. Janë personazhe fiktive krijuar sipas stilit japonez që bashkëpunojnë më ikonat si Donald Duck, Gufi dhe Mickey Mouse; me pak fjalë një lojë që synon fëmijët nën moshën trembëdhjetë vjeç.
Sora, një djalë i ri pajisur me një armë quajtur Key-blade (shpata-çelës?) duhet të përballet me hije të liga me ndihmën e personazheve të lartpërmendur. Edhe pse loja synon fëmijët, jo radhë ndjek tema që japonezëve i pëlqejnë shumë si për shembull sakrificat individuale, fundi i jetës dhe dilema morale nga më të ndryshmet, por pa guxuar kurrë të shkojë më tej në këtë seri në mos Disnei mund t'i hedhë në gjyq siç bën shpesh kundra kujtdo për arsye nga më të kotat.
Kingdom Hearts është një lojë që internetit ia ka qejfi ta tallë vazhdimisht. Shtyp butonin X për të fituar betejën, është mantra që ndjek përshkrimin e lojës. Edhe pse kjo është e vërtetë tërësisht, loja vetë është një kombinim i shkëlqyer dhe ka një formulë fituese. Titulli ka shitur shumë kopje dhe ka frymëzuar fillimin e një serie më vete me tituj të tjerë të ndryshëm në gjitha platformat e tjera në vazhdim, madje edhe në Android dhe Iphone.
Comments
Post a Comment