Black Cat: Mechanical Angel
(2006)
Macja e Zezë: Engjëlli Mekanik është një lojë e shëmtuar aksion dhe aventurë bazuar në mangën dhe animen me të njëjtin titull. Ndërsa anime (ose manga) ka qenë një nga dhjetë më të mirat, loja kompjuterike u fut në listën e më të këqijave të vitit 2006. Kur data e lëshimit të lojës përkon me përpikëri me nxjerrjen e serisë së fundit të serialit televiziv, nuk ka ndonjë teori konspiracioni, por kuptohet lehtë që zhvilluesit thjeshtë donin t'i merrnin disa para të lehta fansave.
Loja është e thatë fare. Përpara se dy personazhet kryesorë shkojnë në një mision, ata diskutojnë në formën e një novele grafike (pak a shumë si titulli Sekirei) ndërsa më pas lojtarët marrin në kontroll lojën e lëvizin në një zonë të vogël boshe e bëjnë gjëra. E dini çfarë? Për më shumë lexoni mangën ose shikoni serialin.
Aq keq e dhjeu punën Capcom, saqë as e mori mundimin ta publikonte jashtë Japonisë. Ndryshe nga loja Mother 3 ama, askush nuk u ankua, dhe ata pak njerëz që e gërmuan lojën falënderuan Zotin që s'u publikua asnjëherë jashtë Japonisë.
Megjithatë loja përdor grafikët e mangës, ndaj besoj se ka ndonjë vlerë artistike (zakonisht ndodh e kundërta, pra përdoret arti i serialit anime).
Comments
Post a Comment