Coraline
(2009)
Bazuar në filmin e animuar, bazuar në librin e Nail Gaiman me të njëjtin titull, Koralina është një lojë e errët aventurë që përpiqet ta tërheqë atmosferën nga vetë natyra e materialit që përdor. Është një lojë jo tepër e famshme që u bombardua si nga shitjet, si nga kritika.
Si një lojë aventurë, lojtari merr në komandë Koralinën, një vajzë e vogël me flokë vjollcë të cilës i duhet të eksplorojë ambientin rrethues e të zgjidhë një seri gjëegjëzash të komplikuara. Dhe kjo është një nga karakteristikat e lojës: e komplikuar. Meqenëse loja është publikuar njëkohësisht me daljen në kinema të filmit, besoj se zhvilluesit e Papaya duhet të nxitonin për të përfunduar lojën, sepse kështu ndjehet e gjithë loja kompjuterike. Ndoshta po ta kishin marrë shtruar, Coraline do kishte pasur ndonjë shans. Pika më e fortë e lojës është historia dhe në këtë respekt ia vlen t’i hedhësh një sy, por vështirësia, nivele e komanda të ngathëta do përzjenë një pjesë të mirë të lojtarëve që në momentet e para të saj.
Ky titull mbetet një nga ato titujt që përshtaten në një film dhe nuk kanë sukses, pak a shumë si shumica e lojërave që e marrin materialin bazë nga një film me metrazh të gjatë (kujtoni Matrix Revolution: Path of Neo).
Comments
Post a Comment