Dragon Ball Z Budokai

(2002)

Loja e parë me personazhet dhe historinë e mangës së famshme të Akira Torijamës që nuk ta shpifte. Zhvilluesit gjejnë më në fund një formulë të suksesshme për serinë Dragon Ball dhe që atëherë është riprodhuar në çdo konsolë të mundshme me disa ndryshime sa me thënë që zhvilluesit e lojës janë lodhur.

Pak a shumë e gjithë loja është një seri duelesh si disa nga lojërat e Narutos. Ju zgjidhni lojtarin e preferuar, vendoseni në një raund gjigant dhe duhet të ndesheni me kundërshtarin duke përdorur gjitha lëvizjet në dispozicion, të cilat mund të modifikohen sipas dëshirës me anë të sendeve të blera në dyqanin e menysë. Fluturimi i bën komandat të lehta pupël dhe do e përdorni shpesh madje pa e kuptuar hiç. Kur energjia është e mjaftueshme, mund të përdorni një nga sulmet e fuqishme që shpartallojnë jetën e kundërshtarit.

Grafikët më në fund i përshkruajnë mirë fare lojtarët simpatik me flokë të verdhë falë fuqisë së konsolës. Historia ndjek në mënyrë të rrepte kronologjinë e betejave parë edhe në manga ose anime. Repertori i lojtarëve që mund të përdoren është shumë i pasur dhe loja ka një vështirësi të moderuar (nëse jeni pak a shumë nën 16 vjeç). Sa për historinë, ajo është po ajo e parë në seritë e sagës me disa ndryshime aty e këtu, deri te Cell.

Budokai është një lojë e mirë, por ajo që do ndodhte me serinë është një mjelje e pastër prodhimi lojërash vetëm për me fituar sa më shpejtë e sa më lehtë. Seritë në vazhdim do sillnin ndryshime të vogla, por me thënë të drejtën, nga PS 2 deri te PS 4, është e njëjta lojë që riprodhohet sërish e sërish. Kur formula është ajo e duhura, mos e prek fare deri sa të mos funksionojë më.

Një alternativë tjetër në PC është “Bid for Power.” Krijuar nga fansat në mënyrë jo zyrtare me motorin e Counter Strike, aty ndodh një orgji e madhe rrahjesh e shpërthimesh e ngjashme (jo shumë) me titullin në fjalë.

Bandai çuditërisht vendosi ta nxirrte lojën në fillim në Evropë dhe vetëm në 2003shin mundi të gjente dritë në tregun e vendit të origjinës, Japonisë; zakonisht ndodh e kundërta. Loja do publikohej edhe në GameCube por ky version ndryshonte si nata me ditën me atë të PS 2.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5