Deus Ex
(2002)
Një nga lojërat më të mira në PC. Vazhdimi i saj në PC Deus Ex Revolution gjithashtu i doli me sukses Square Enixit. Në PS 2 kjo kryevepër erdhi me goxha përmirësime, por si çdo gjuajtës në vetën e parë në këtë konsolë, ishte e destinuar të dështonte. Pak ironike sepse ka shitur goxha kopje në kompjuterët personal dhe akoma shet goxha edhe sot në GOG mbas kaq vitesh.
Ishte e çuditshme që kjo lojë u publikua dhe u zhduk me pak gjurmë.
J. C. Danton rekrutohet nga OKB dhe dyndet me lloj e lloj mikroprocesorësh. Falë këtyre nano-botëve (përdorur nga seria Metal Gear për të shpjeguar gati çdo gjë), Danton përfton fuqi mbinjerëzore.
Një sëmundje globale prek njerëzimin dhe në mënyrë të mistershme, vetëm një grup i caktuar posedon kurën. Danton bëhet kureshtar, po ashtu edhe lojtari që shikon çdo gjë me sytë e tij. Hapat e hedhur në vazhdim, thjeshtë sa zbulojnë një teori të komplikuar konspiracioni e komplotesh. Në një kohë që fundet mund të ishin vetëm të mirë e të këqij, në Deus Ex, lojtari mund të përfundonte në shtigje të dyshimta, jo gjithmonë amorale.
Sot dita ka shumë FPS që bëjnë edhe më shumë se ky titull, por ky titull në kohën e tij ishte nga më origjinalët.
Është një lojë klasike sot. Në PS 2 pati ndryshime të shumta, si skena me filmime të animuara, ri-modelim i disa niveleve për t’iu përshtatur harduerit si dhe disa shtojca jo të rëndësishme. Gjynah që e gjithë puna e lodhshme e zhvilluesve për ta eksportuar bukur në PS 2 shkoi dëm dhe loja nuk la ndonjë gjurmë. Megjithatë ndodhet aty gjithmonë, në librarinë e stërmadhe të kësaj konsole të suksesshme.
Comments
Post a Comment