The Getaway

(2002) 

Për disa Getaway është thjeshtë një klon i GTA prodhuar pa sukses nga Sony dora vetë. Për të tjerët Getaway është një titull tepër interesant me kontrolle të pamanovrueshme. Ata që e mendojnë si fjalia e dytë, janë një minoritet, sepse shumica thjeshtë e injoroi lojën duke e përfshirë në listat e lojërave të errëta.

Në këtë lojë zhvilluesit përpiqen të krijojnë dialogë interesant gangsterësh londinez. Në fakt loja zhvillohej në Londër dhe përdorte foto reale për të rikrijuar kryeqytetin anglez.

Pika e fortë e lojës, padyshim ishte një histori e denjë e botës së krimit dhe dy fushata të ndryshme të cilat ndërlidheshin bukur me njëra tjetrën duke pasur gjithmonë lojtarin në qendër të vëmendjes. Rrëfenja sidoqoftë nuk justifikonte misione të bezdisshme deri në mërzi, kur kontrollet nuk përgjigjeshin si duhej ose kur vetë loja nuk ishte e qartë në objektivin e saj.

Sidoqoftë ky titull është goxha i arrirë dhe disi origjinal në trajtimin e historisë. Problemi i saj erdhi më vonë me lojën në vazhdim kur titulli mori të tatëpjetën dhe dështoi keq.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Final Fantasy 11

Project Eden