Marvel vs. Capcom 2
(2000)
Marvel vs. Capcom e parë fare ishte një sukses i padiskutueshëm si në makineritë arkade, po ashtu në PSOne. Ky titull i dytë përmirëson gjërat goxha duke ruajtur bukurinë e çmendurisë së një loje tipike japoneze me personazhe krijuar e adhuruar në SHBA. Mjafton të dini që ka më shumë se 55 personazhe për të zgjedhur për të kuptuar se ia vlen të shpenzosh ca para për këtë lojë.
Po menduat se numri i karaktereve është pak i ekzagjeruar, mos u shqetësoni aspak pasi çdo personazh ka dizajn që përshtatet perfekt në brendësi të dyluftimeve të lojës, përfshirë edhe Xhill Valentine nga Resident Evil që është pak e vështirë ta imagjinosh në një seri të tillë, por ja që ashtu është (po ashtu edhe Astro Boy ndodhet në lojë).
Loja karikohet shpejt. As do i vëreni fare “loading” dhe sapo të zgjidhni karakteret (sapo të zgjidhni shpejtësinë e saj), loja do fillojë shpejtë. Sfondet dhe personazhet janë pikturuar bukur dhe me kujdes duke ruajtur disi stilin amerikan, me prekjen e artistëve japonez të animeve. Loja nuk është për të gjithë.
Luftimet kanë rregulla solide, por disa mund të humbasin në kaosin e sulmeve shumë ngjyrëshe që mbushin ekranin. Jo radhë, kur personazhet sekondare e terciare ndërhyjnë në luftim, lojtari do vrasë mendjen se çfarë dhe kush karin e goditi. Kjo për lojtarët amatorë, sepse ata që i dinë rregullat, e kuptojnë direkt natyrën e sulmit. Dhe këtë nënkuptojmë me rregulla solide shkruar pak më lartë. Njeriu merimangë mund të fluturojë nga toka në pill të arushës nëse do, por kapeni në momentin e duhur me një super-kombo (sulm me dy lojtarë që kërkon dy barra energjie), dhe aq qe muhabeti. Dhe loja ofron kombinime pa fund. Sulme në tokë, në ajër, sulme ballore, nga pas, sulmet janë të larmishme. Është një nga ato lojërat që nuk vdesin kurrë. Edhe nëse Sony lëshon njëqind konsola, kjo lojë mund të luhet me orë e vite të tëra. Por kjo vlen vetëm për fansat e lojërave versus.
Gjithashtu nuk duhet harruar kurrsesi aspekti komik i lojës. Është një lojë që nxjerr në pah anën komike që do vlerësohet si nga fansat e universit Marvel dhe Capcom njëkohësisht. Për më tepër përsërisim se i gjithë dizajni i lojës është një përsosmëri në fushën 2D që tregon kujdes dhe dashuri nga ana e zhvilluesve të lojës. Nuk ka aspak ndryshim nga eksperienca e këndshme në makineritë arkade.
Edhe pse loja vetë është sui generis, për tu përmendur janë edhe kombinime të tjera universesh si Capcom vs. SNK.
Comments
Post a Comment