Super Bust-A-Move
(2000)
Është po loja Bust A Move (Bubble Bubble) parë në gjithë platformat e tjera me disa ndryshime të lezetshme. Për shembull është shtuar fusha gravitacionale, poëer up të ndryshme dhe sfera që janë të vockla fare në fillim e më pas ndryshojnë masë. Në themel ama kjo është po e njëjta lojë që kemi parë ndër vite, me ndryshimin e vetëm se përkrah dragoit të gjelbër Bob (ose Blub) ndodhet një alien i cili më shumë ju huton sesa ju ndihmon. Ju mesa duket keni marrë përsipër të ndihmoni këto krijesa të kthehen në shtëpi a diçka e ngjashme.
Jo ndonjë “super” i madh kur mendoni se loja është gjithsej vetëm 36 MB.
Taito sidoqoftë nuk do lejë platformë pa e publikuar këtë titull, dhe pse jo? Nëse keni një formulë të suksesshme pse mos e përdorni vazhdimisht? Të hedhësh topa me ngjyra të ngjashme vertikalisht e t’i shikoni ndërsa shpërthejnë mund të jetë argëtuese në infinit.
E pafalshme për një lojë kaq të vogël, të kishte karikimi i gjatë nga një nivel në tjetrin (ose unë ndoshta kam pasur një kopje të prishur, ku i dihet).
Comments
Post a Comment