Dead or Alive 2

(2000) 

Përpara se media të kalonte në paranojë totale për anatominë e trupit femëror, seria DoA mirëpritej nga kritika. Pasi media filloi të shqetësohej shumë për organet gjenitale të personazheve virtuale, seria DoA thjeshtë mirëpritej nga lojtarët që janë pjesa më e rëndësishme.

Dead or Alive 2 ishte një përmirësim i dukshëm në seri, dhe jo vetëm për grafika të përmirësuara goxha dhe për numrin më të madh të personazheve, por edhe për shtimin e lëvizjeve dhe kombove. Në DoA2 megjithatë, kombinimet e sulmit as nuk i afrohen bukurisë së atyre në Tekken dhe Virtua Fighter. 

Pavarësisht kompania Tecmo, një firmë e vjetër në biznes, bëri një punë të mirë me serinë duke e vendosur në panteonin e lojërave kompjuterike.
Historia pak a shumë nuk është nga më të mirat. Cilado vajzë e cilido djalë ndeshet për arsye personale që jo shpesh kanë kuptim të hollë. Por nëse në staf ke personazhe simpatike si Kasumi, Ayame ose Hajate, kujt po i bëhet vonë fundja. Kur lojtarët fillojnë rrihen paq, historia del në plan të tretë fare. Kjo lojë dyluftimesh, është (si thonë amerikanët), sheqer për syrin.

Unë besoj se çdo lojtar që ka luajtur Dead or Alive: Last Round, do e ketë pak të vështirë t’i rikthehet serisë së dytë, pasi ndryshimet grafike dhe repertori i lëvizjeve kanë ndryshuar shumë që asokohe.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11