Project Eden
Ky projekt ndoshta doli në treg më përpara sesa duhej, sepse kjo lojë do kishte qenë e mrekullueshme me një modalitet multi-player. Loja kishte shumë gjëegjëza e ndonjëherë gjetja e rrugës së duhur ishte e mundimshme. Ndoshta kjo bëri që loja të dështonte nga ana ekonomike.
Lojtari mund të zgjidhte në fillim të misionit një nga katër lojtarët dhënë në dispozicion. Cilido prej tyre kishte avantazhe dhe disavantazhe në varësi të stilit të lojës që lojtari dëshironte të vinte në zbatim. Për shembull nëse donit rezistencë në beteja, saiborgu Amber do kishte qenë zgjedhja juaj logjike. Përballë lojtarit vendoseshin kriminelë të shumtë, përbindësha mutagjene dhe armë moderne vdekjeprurëse.
Sidoqoftë, kjo nuk ndaloi zhvilluesit e Tomb Raider (sepse ishte një lojë e krijuar nga këta të fundit), që të përsosnin tituj të tjerë në vazhdim.
Comments
Post a Comment