Grand Thetht Auto 3
(2002)
Besoj se është një nga ato lojërat që nuk duan shumë koment.
GTA 3 është mbase loja më e dhunshme ose thjeshtë loja më e keqkuptuar në botë. Vetëm se ju mund të rrihni, shtypni me makinë, ose qëlloni njerëzit në rrugë, nuk do të thotë që duhet bërë patjetër. GTA 3 ishte dhuna verbale dhe skenike e GTA 2 në 3D. GTA 4 vazhdoi traditën e serisë paraardhëse por eliminoi sa të mundej gjakun që rridhte rrugës. Ky titull i katërt i serisë kompensoi me detaje më të larmishme.
Sidoqoftë GTA 3 është një lojë ku lojtarit i duhet të vrasë e të presë dhe ka shumë skena të dhunshme. Por për sa kohë kjo dhunë fokusohet brenda bandave të armatosura nuk është se ka ndonjë problem, e ndonjë ndryshim nga lojërat e tjera atje jashtë. Problem përbënin misionet ku lojtari stimulohej që të digjte (bie fjala) 20 makina ose të vriste një grup personash brenda një kohe të shkurtër. Megjithatë dhuna në këto lojëra, është krejt në duart e lojtarit.
Vetëm sepse ke një shot-gun në duar nuk do të thotë se të duhet ta përdorësh kundra civilëve. Kurdoherë lojtari haset shpejt me pasojat e vrasjeve të shkaktuara dhe gjëmohet nga policia këmba këmbës. RockStar Games i jep shumë liri lojtarit (kështu veprohet edhe në Dead Red Redemption), por gjithmonë është lojtari ai që vret e pret me dëshirën e tij të lirë.
Arsyeja sepse u përqendrova pikërisht te dhuna në këtë lojë, ka të bëjë me faktin se kjo është një lojë e dhunshme. Por për asnjë moment unë nuk jam ndonjë puritan i madh, ndaj besoj se kjo nuk duhet të heqë vëmendjen nga bukuria e pashmangshme e idesë që GTA 3 ka stimuluar në botën e lojërave kompjuterike.
Shiko gjithashtu: Evolucioni i Grafikës së Grand Theft Auto
Comments
Post a Comment