Final Fantasy 12
(2006)
Loja me grafikat më të mira në PS 2, bashkonte klasiken me modernen. Qytetet ishin të mrekullueshme dhe personazhet gjithashtu.
Zonat e luftimit në FF XII janë të hapura. Sekuenca e luftimeve nuk kalon në një seksion tjetër, por lojtari angazhohet me kundërshtarët në moment. Magjitë dhe evokimet janë të dizenjuara bukur, aq sa në disa raste loja fillonte të ngrinte. Ka shumë misione alternative, të cilat në shumicën e rasteve janë shumë të vështira për tu gjetur. Loja ka pikat kulmore ashtu si edhe skenat qetësuese (si ajo skena kur Van fillon të bërtasë si i çmendur në gjithë qytetin se Bash është akoma gjallë). Me pak fjalë kjo lojë i merr 100/100 pikë.
Historia zhvillohet në Ivalice. Anijet fluturuese dhe magjitë janë të zakonta në botë. Arkadia është në luftë me Rozarian e dihet se kur luftojnë dy, i treti o fiton o humbet. Në këtë rast humbi Dalmaska. Është pak e vështirë të kuptosh se kush është i keqi e kush i miri. Fundja edhe antagonisti kryesor Vejn Solidor, thjeshtë po përpiqet t’i japë njerëzve fatet e tyre në dorë, të cilët për shumë kohë janë komanduar nga hyjni të shumta, edhe pse kjo do të thoshte masakrimin e mijëra njerëzve; fundi justifikon mjetet.
Historia rrotullohet vazhdimisht rreth një elementi të quajtur “magicite” –ekuivalenti i uraniumit të pasuruar në botën reale– që në duar të gabuara mund të bënte gjëmën...
Karakteret zhvillohen sipas “Licence Board”. Përveç exp. përftohen edhe këto pikët e licencës. Lojtari duhet të hapë vazhdimisht katrorë të rinj për të mundur të përdorë një armaturë, armë, magji shëruese ose ofensive. Nuk mjafton vetëm kjo; lojtarit i duhet të kërkojë në Ivalice për vende ku mund të blihen magjitë dhe aksesorët. Gambit nga ana tjetër janë komanda automatike për AI-në.
Arma më e fortë në lojë është “Heshta e Zodiakut”. Për të pasur këtë armë, ju duhet të vuani ca, pasi nuk duhet të hapen disa thesare, që ndodhen para jush. Sakrifikimi i këtyre objekteve në gjysmën e parë të lojës, shpërblehet me këtë armë të fuqishme, edhe pse kjo nuk ka shumë logjikë pasi askujt s’ia pret dot mendja se kush janë këto thesare plane-prishëse. Për mendimin tonë, ky është titulli kulminues në seri mbas titullit të shtatë.
Ndoshta loja nuk u pëlqye edhe aq shumë për shkak të ngarkesës së madhe në histori. Duo antagonistë në këtë titull të dymbëdhjetë. Nga njëra anë është Vayne dhe nga ana tjetër një figurë misterioze i quajtur Venat. Sido që të jetë, nuk do mund ta thoshim dot më bukur se sa kontribuuesit e Wikipedias në gjuhën angleze, se pse ky personazh pak psikopat, ndoshta nuk e kishte edhe aq keq.
Vayne Carudas Soldior është djali i tretë i perandorit Gramis dhe vëllai më i madh i Larsës, ashtu si dhe antagonisti kryesor në Final Fantasy 12. Ai është 27 vjeç, pjesë e këshillit Arkadian për Dalmacian e pushtuar, Komandant i Armatës Perëndimore të Perandorisë së Archadias dhe anëtar i dhomës së Solidorëve, anëtarët e të cilës kanë udhëhequr Perandorinë për katër gjenerata. Në këto kondita, i bie që të jetë në të vërtetë “princ”, por sipas deklaratave të tij në sajë të natyrës demokratike të Perandorisë, gjithkush ka po aq të drejtë të përzgjidhet në fron po aq sa ai vetë.
Megjithatë, edhe pse ai shqetësohet dhe kujdeset për të mirën e njerëzve dhe familjes së tij, Vayne është i gatshëm të përdorë çdo masë të nevojshme për të ruajtur rendin dhe të mbajë pushtetin. Ai arrin të sigurt nënshtrimin total të Nabradias dhe Dalmascës, duke shfarosur familjet e tyre mbretërore gjatë procesit, për të shtënë në duar burimet e nethicate (lënda e cila përdoret për krijimin e armës më të fuqishme në lojë, e krahasueshme me armët nukleare në botën reale). Ai konfrontohet me rezistencën e Dalmascës me ashpërsi të plotë, duke mos pranuar kapitullim. Madje ai shkon aq larg saqë vret edhe babanë e tij shëndet-ligë dhe ia hell fajin senatorëve perandorak, për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë skemave të tyre kundra atij vetë dhe të vëllait Larsa, si dhe bombardon qytete të tëra për eksperimentet e tij me nathicate.
Qëllimi përfundimtar i Vayne është çlirimi i njerëzimit nga kontrolli i Occurianëve, një racë krijesash me atribute të ngjashëm me Zota, të cilët për shekuj kanë futur hundët në historinë njerëzore... Por prisni pak...
Vayne Solidor po përpiqet që të rikthejë fatin e racës njerëzore në duart poseduesve legjitimë me ndihmën e Venat, i cili sa më shumë shpjegohet, aq më shumë i ngjason Prometeut. Arsyet e Venat nuk shpjegohen qartë se pse kundërshton llojin e vet, por sidoqoftë sipas tij ndërhyrja në punët e njerëzve nga Occurianët nuk është e drejtë pasi janë njerëzit ata që duhet të vendosin për fatin e tyre. Në lojë shpjegohet se Occurianët në Ivalice janë krijesa të fuqishme që manipulojnë individët (Ash mashtrohet me figurën e bashkëshortit të vdekur, ndërsa Van me fantazmën e të vëllait), ndaj fuqia absolute, që Vayne përpiqet të përftojë është e vetmja mënyrë për të luftuar mbrapsht.
Edhe vrasja e të atit perandor nuk është edhe aq marrëzi, kur mendon se plakushi nuk mund të mbronte dy djemtë e tij nga intrigat e senatit. Me vdekjen e Perandorit dhe duke ia hedhur fajin gjyqtarëve (senatorëve), antagonisti shpëton një herë e mirë veten dhe Larsën, të vëllanë. Venat dhe Vayne e arrijnë qëllimin e tyre pavarësisht se humbasin jetën në proces duke çliruar racën Hume një herë e përgjithmonë nga kthetrat e manipulimit të këtyre gjysmë-zotave, që as nuk merret vesh për çfarë arsye kanë marrë nën patronazh fatin e njerëzimit.
Comments
Post a Comment