Tony Hawk Pro Skater 3

(1999) 

Kishte pak konfuzion për këtë titull pasi është publikuar si për PSOne (në fundin e jetës së kësaj konsole), si në PS 2. Të dyja versionet ndryshojnë si nata me ditën, jo vetëm për grafikët.

Skeidbordi nuk është aq i famshëm e i praktikuar në Shqipëri. Radhë kam parë fëmijë në Tiranë e Vlorë të praktikohen dhe edhe nëse ka ndodhur, trendi nuk ka qenë i përhapur. Megjithatë nuk ka asnjë arsye për mos e pëlqyer këtë lojë, pa qenë domosdoshmërish fans i vetë “sportit.”

Filluar edhe në PSOne, seria e tretë e Tonit nuk zhgënjen. Grafikët ishin të shkëlqyera për kohën, pistat të mirë formuluara dhe loja ishte goxha e balancuar, me vështirësitë. 

Personalisht nuk kam parë ndonjë përmirësim të dallueshëm te Tony Hawk 4, megjithatë një mik i mirë i imi i cili më tha se duhet ta besoja, mendon se loja e katërt është gjithashtu e shkëlqyer. Për mua ama seria e tretë vazhdon të jetë pika kulmore e këtij simulatori.

Duke mos qenë vetë një fans i sportit në fjalë, jam detyruar të shikoj lojën me orë të tjera ndërsa miku im i mirë bënte komente për vështirësinë e akrobacisë që sapo kishte kryer. Kuptohej qartë se kjo lojë ishte një nga ato që duhej perfeksionuar dhe që mund të luhej edhe në vitet në vazhdim herë mbas here. Por sërish çdo gjë varet nga lojtari.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11