Arcana Heart
(2007)
E bukur, por vdekjeprurëse!
Një seri e gjatë prej tre lojërash, Arcana Heart 1 ka qenë jashtë radarit të fansave të lojërave versus, përveçse një minoriteti të dedikuar adhuruesish. Një nga ato lojërat që i bën thirrje zakonisht audiencës së otakuve, por me goxha potencial edhe për fansat e lojërave 2D versus.
Me një dizajn të këndshëm anime, arena e Arcanës mbushet vetëm me personazhe femërore që ndeshen plot hir në raunde të pikturuar bukur. Zgjedhja e një elementi të caktuar, pra një Arcana, vendos gjithashtu edhe zhanrin e lëvizjeve të personazhit nën komandë.
Aino Heart është një tip engjëlli e cila dërgohet sipër qiellit të Japonisë për të hetuar aktivitete të mistershme nga entitete të panjohura. Na rezulton se dikush po përpiqet të zhbëjë barrierën që ekziston midis botës së njerëzve dhe asaj të super-naturales. Që aty e sipër, fillojnë bam-bumet dhe rrahjet midis kastit.
Jo shumë për të thënë për këtë lojë. Është një nga ato lojërat që nuk sjell ndonjë të re të madhe ose nga ato lojërat që lejnë gjurmë. Nëse ju pëlqejnë femrat e pikturuara sipas stilit anime të tipit “moe,” ndoshta kjo lojë do ju pëlqejë tej mase, megjithatë jo të gjithë mund të tolerojnë këtë lloj forme arti.
Si përfundim, po e mbyllim këtë hyrje me një paralajmërim për fansat e PC që duan ta rrëmbejnë lojën në mënyrë pirate. Mos e bëni! Versioni që qarkullon në torrente, është një fail i korruptuar që do ju shkërdhejë kompjuterin e do ju hapë tepër probleme. Më mirë shmangeni versionin për PC.
Comments
Post a Comment