Yakuza 2
(2006)
Seria Yakuza është një nga ato lojëra prodhuar nga japonezë për audiencë japoneze, dhe ka gjetur audiencë edhe jashtë vendit të origjinës.
Megjithatë është seria e dytë ajo që ndoshta kap majat e konceptit.
Ju merrni nën komandë një anëtar të mafies japoneze dhe në stilin beat em’ up duhet të krijoni perandorinë tuaj duke mposhtur valë gangsterësh bandash rivale. Objekte në rrugë mund të përdoren me efektivitet gjatë këtyre sherreve në sytë e të gjithëve, dhe arsenali i lëvizjeve nuk mungon duke krijuar zinxhir gjuajtjesh interesante e vizualisht të bukura.
Yakuza 2 është e mbushur me mini-game të shumta si lojërat paçinko, mahjong, lokale nate ku duhet të bëni tuajën vajzat simpatike të klubeve të natës, e të tjera aktivitete të ngjashme.
Loja ka një set tepër të detajuar dhe natyra e një bote të hapur, fton e shpërblen kënaqshëm çdo përpjekje për eksplorim.
Comments
Post a Comment