Trapt

(2005)(njohur edhe si Dark Illusion) 

Në kurth ose Borëbardha mes vrasësve, është një lojë vërtetë e shkurtër. Aq e shkurtër saqë mund të përfundohet brenda dy ditësh me pak zell. Lojtari merr nën komandë Alurën, e cila merr nën komandë fuqinë e një entiteti djallëzor. Me këto fuqi lojtarit i duhet të vendosë kurthe të padukshme e të joshë armiqtë për të aktivizuar më pas 3 mekanizma vdekjeprurëse. Një kombinim i ekzekutuar mirë, mund të eliminojë menjëherë një armik. Ka shumë lloje kurthesh në lojë që duhen hapur me anë të pikëve, megjithatë fundja do përdornit vetëm tre kurthet më efektive vazhdimisht deri në mërzi. Lojtari mund të përdorë edhe ambientin rrethues, por në fillim i duhet të kuptoj se si dreqin mund të aktivizohet mekanizmi i kështjellës.
Historia është e thjeshtë deri diku. Me pak fjalë tregohet për një grusht shteti organizuar nga njerka e princeshës Alura, dhe hedhja fajit kësaj të fundit. Një shpërblim për kokën e saj vendoset duke e detyruar vajzën t’ia mbathë në një godinë gotike ku mendohej dhe aktualisht jeton një entitet i ligë. Në varësi të zgjedhjeve, Alura posedohet, rimerr fronin edhe pse me trupa të vdekur përreth, ose thjeshtë vret motrën e saj kopile e cila dëshiron hakmarrje.
Trapt ka një ide origjinale, por është e pamundur me kushtet e inteligjencës artificiale prezent në PS 2. Pak a shumë vrasësit të cilët kanë arsye nga më të ndryshmet për vrasjen e Alurës, gjëmojnë drejtpërdrejt dhe duket sikur janë shumë të ngathët. Jo radhë disa prej tyre mbajnë mend të njëjtin kurth dhe e shmangin atë duke ofruar disi sfidë. Megjithatë Trapt nuk është një lojë e keqe dhe modaliteti i mbijetesës, lejon disa orë më tepër lojë për adhuruesit e pakët të kësaj platforme.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Final Fantasy 11

Gungrave