Sekirei
(2009)(Njohur edhe si Sekirei: Gifts From The Future)
Sekirei është një nga ato lojëra që duhet të ishin krijuar si versus, pra lojëra me grindje tek e tek si Street Fighter (më mirë akoma si Arcana Heart), por përfundoi si një lojë aventurë. Është një përshtatje e serisë së famshme anime dhe manga me të njëjtin titull. Loja ruan animimet e bukura të filmit dhe sigurisht që mund të bisedoni me “sekirein” (fundja ajo që bëni është vetëm flisni).
Loja vinte me një suplement të limituar ku përfshihej një filmim OVA rreth 40 minuta. Është një nga ato disqet që s’ka arritur kurrë brigjet e Shqipërisë dhe më mirë kështu sepse askush nuk do kishte paguar për një filmim që mund ta gjenin në internet falas.
Jo shumë komente kemi për këtë lojë. Nuk është ndonjë gjë e arrirë dhe sigurisht që i bën thirrje vetëm fansave të serisë. Ndonjëherë ngjan si një novelë grafike jo ndryshe nga manga origjinale ku ju bëni zgjedhje e gjëra të ngjashme. Nëse jeni një fans, sa për kuriozitet mund edhe të merrni një kopje pirate, por s’do ju këshillonim të shpenzonit lekët për ta marrë në Amazon apo Ebay.
Me pak fjalë duhet të lexoni shumë e të klikoni vendimin e duhur kur loja ju jep opsionin. Më mirë lexoni mangën.
Comments
Post a Comment