Sega System 16 Collection: SDI & Quartet (Sega Ages Vol 21)
Get link
Facebook
X
Pinterest
Email
Other Apps
Një tjetër përbledhje e dobët lojërash retro nga Sega. Nga vetë emri në pah ndodhen lojërat si Missle Defense dhe Quartet. Një disk i dobët për tu shmangur.
(2004) Një titull i gjatë për një lojë të gjatë. Titulli i pestë rikthehet sërish nga një seri e gjatë me origjinë që nga viti 1986, dhe përfshin sërish një udhëtim epik në përpjekjen heroike të një djaloshi pa emër për të shpëtuar mbretërinë e tij nga një mallkim. Dhoulmagus, një kloun idhnak, mallkon gjithë mbretërinë e Trodain. Personazhet vazhdojnë të pikturohen me mjeshtri nga talenti Akira Torijama, autori i Dragon Ball (e në fakt dallohet një orë larg pasi personazhet e tij ngjasojnë gjithnjë). Zhvillimi i lojës vetë vazhdon të jetë në duart e origjinatorit të saj, Juzhi Hori. Seria e tetë e Dragon Quest është një udhëtim i këndshëm takimesh të rastëssishme me përbindësha dhe NPC interesant. Edhe pse një lojë e bukur, vështirësia dhe konfuzioni i sistemit të luftimit nuk mund ta lejojë të çajë më shumë sesa audienca e fanatikëve të lojërave që vijnë nga Japonia. Për të tjerët, loja mund të kthehet në një torturë ndërsa përpiqen të gjejnë strategjinë për të mposh...
(2003; PS 2 – 2004; PC) Mund të luhej vetëm online. Ngjarjet zhvilloheshin në botën e Ivalice. Lojtarit i jepen misione dhe të gjithë inkurajohen, që të formonin aleanca për të përfunduar një mision të dhënë. Gil (paratë e Ivalice) janë të radha në këtë titull e përfitohen zakonisht nga shitjet e objekteve të përftuara gjatë misioneve ose gjatë sorollatjes në botën fiktive. Serverat e FF XI janë akoma në funksion, edhe pse dita ditës çmimet e abonimeve po bien gjithnjë e më shumë. Update të shumta janë ofruar nga Square Enix në vazhdim. Netuorku i Sonit asokohe nuk ishte ndër më të mirët na duhet ta theksojmë, dhe loja mori më shumë famë në PC, sesa në PS 2.
Ky projekt ndoshta doli në treg më përpara sesa duhej, sepse kjo lojë do kishte qenë e mrekullueshme me një modalitet multi-player. Loja kishte shumë gjëegjëza e ndonjëherë gjetja e rrugës së duhur ishte e mundimshme. Ndoshta kjo bëri që loja të dështonte nga ana ekonomike. Lojtari mund të zgjidhte në fillim të misionit një nga katër lojtarët dhënë në dispozicion. Cilido prej tyre kishte avantazhe dhe disavantazhe në varësi të stilit të lojës që lojtari dëshironte të vinte në zbatim. Për shembull nëse donit rezistencë në beteja, saiborgu Amber do kishte qenë zgjedhja juaj logjike. Përballë lojtarit vendoseshin kriminelë të shumtë, përbindësha mutagjene dhe armë moderne vdekjeprurëse. Sidoqoftë, kjo nuk ndaloi zhvilluesit e Tomb Raider (sepse ishte një lojë e krijuar nga këta të fundit), që të përsosnin tituj të tjerë në vazhdim.
Comments
Post a Comment