Fatal Frame 3: The Tormented
(2005)
Foto Fatale: E Munduara është si një Resident Evil me fantazma në vend të zombive. Në vend të armëve të zjarrit, personazhet janë të armatosur me një kamera kulti të vjetër quajtur Camera Obscura që shërben si e vetmja mbrojtje kundra fantazmave armiqësore. Është një titull që ka një bazë të fantaksurish fansash por që nuk mundi të gjente veten në tregun e madh. Spekulojmë se loja kishte disa gjëegjëza të lodhshme. Duhet të fotografoje filan shpirt që të hapje filan derë e cila jo radhë ndodhej nga ana tjetër nga aty ku ndodhej lojtari.
Për Fatal Frame 3 kemi shkruar sesi është një manual për varrosjen e të vdekurve për arsye se pa e përfunduar akoma deri në fund lojën, mund të kuptohet që ky titull ka një kuptim të fshehur mbas gjithë atyre fantazmave dhe vendeve të çuditshme.
Me pak fjalë, e gjithë loja përfaqëson ritualin që gjithkush duhet të bëjë për të varrosur një herë e mirë të dashurit e tyre. Akti i vdekjes është një tragjedi që do e përjetojë çdo njeri në botë, por janë të gjallët ata që duhet të bëjnë vajtimet dhe organizimin e gjithë procesit.
Nëse nuk keni qenë ndonjëherë në ndonjë funeral, atëherë jeni me fat. Nëse keni shkuar, atëherë duhet të keni dalluar gjithë ato detajet e vogla që përbëjnë varrimin dhe më pas vizitat në shtëpinë e të ndjerit. Gjithë këto rite, kanë rëndësinë e tyre, jo për njerëzit e huaj por për të dashurit e të ndjerit. Vetëm mbas varrimit dhe dhënies së lamtumirës së fundit, mundet të gjallët të vazhdojnë përpara me jetët e tyre, në mos do mbesin në vend numëro.
Personazhet e trilogjisë nga Tecmo kanë mbetur të gjithë në këtë purgator.
E njëjta temë ndiqet nga Fatal Frame 3. Loja hapet me një filmim aksidenti rrugor ku personazhi Yu (vëllai apo i dashuri i protagonistes kryesore – nuk kam arritur akoma në atë pikë) thjeshtë vdes në një ditë me shi. Më pas ai shfaqet sërish si fantazmë në një vilë të vjetër. Në vend që protagonistja kryesore (quajtur Rei) t’i jepte lamtumirën aty, ajo e gjëmon me ndonjë shpresë të marrë se do gjej ndonjë gjë. Nëse gjëmon fantazma, kujdes mos shndërrohesh në një të tillë edhe vetë.
Pra e rëndësishme është të pajtohesh me vdekjen, gjëja më e vështirë për tu bërë, por e domosdoshme për këdo. Personazhi Miku e ka akoma më të vështirë për ta bërë pasi vëllai i saj as nuk dihet në ka vdekur apo jo, thjeshtë është shpallur i humbur. Ligjet në Evropë përfshirë edhe në Shqipëri e përfshijnë kërkesën për të shpallur një person të humbur si zyrtarisht të vdekur mbas 3 vjetësh. E njëjta gjë vlen për personazhin Kei, fundja dëshpërimi kërkon shoqëri.
Të gjithë personazhet e lojës janë në mohim për këtë fakt. Në të tilla kushte të gjithë humbasin mendjen e tyre në legjenda urbane dhe histori të vjetra ritesh varrimi e torturash, çdo gjë që mund t’i shpërqendrojë nga fakti i hidhuri se të dashurit e tyre nuk janë më mes tyre. Edhe pse ritet e varrimit kanë ndryshuar që nga kohët e lashta, mendimi dhe mentaliteti ka mbetur i njëjti. Në fund i gjithë ekzorcizmi i Reit në shtëpinë e pushtuar nga shpirtrat, është thjeshtë varrimi i personit që ajo donte.
Comments
Post a Comment