Disgaea 2: Cursed Memories
(2006)
Suksesi i të parës lojë me të njëjtin titull e bindi Nipon Ichin të zhvillonte Kujtimet e Mallkuara, vazhdimin Disgaea (një tjetër seri do nxirrej në PSP gjithashtu). Në fakt loja e dytë nuk është një prodhim i shpejtë për të fituar sa më shumë lek me famën e të parës, por një RPG taktike po aq joshëse sa e para.
Nivelet vazhdojnë të jenë të bukura e të larmishme, gjithmonë duke fshehur strategjinë fituese nga sytë e lojtarëve të pakujdesshëm.
Heronjtë e lojës së parë kthehen sërish në këtë titull të dytë, dhe vazhdojnë të jenë qesharakë e argëtues po si e para. Një mallkim ka pllakosur në dimensionin e nëndheshëm. Kjo botë jo shumë e ndryshme nga një botë mesjetare plot magji, po goditet nga një formulë magjike që po i shndërron banorët në përbindësha e zombi. Situata merret shpejtë në dorë nga heronjtë tanë.
Loja e dytë ngjan më e vështirë se e para, megjithatë veteranët nuk do kenë shumë probleme. Fundja nëse strategjia dështon, mundet gjithnjë të ktheheni pas e të kërcëlloni nivelet e mëparshme dhe misionet alternative.
Comments
Post a Comment