Space Harrier II Complete Collection (Sega Ages Vol 20)

Një përmbledhje që i bënte thirrje vetëm adhuruesve të serisë Space Harrier. Versione të ndryshme të kësaj loje përfshiheshin në të. Për ata që nuk janë familjarë me këtë titull, nuk kishte asnjë arsye se pse duhej blerë, në mos për vlera koleksioni.

Me pak fjalë përfshin vetëm tre tituj dhe versionet e ndryshme të tyre. Pra përmban Space Harrier, Space Harrier 3D dhe Space Harrier 2. Asgjë e veçantë për tu thënë për këtë kolazh. U publikua vetëm në Japoni duke na bërë të mendojmë se zhvilluesit nuk mendonin se do kishte ndonjë sukses të madh jashtë vendit të origjinës, por mund ta kem gabim.

Comments

Popular posts from this blog

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Bloody Roar 4

Final Fantasy 11