Posts

Beyond Good And Evil

Image
(2003) Gati në të gjitha listat për lojërat kompjuterike që nuk janë vlerësuar ashtu si duhet, përmenden dy tituj. Njëra është padyshim Ico. Tjetra është pikërisht ky titull që po trajtojmë në këtë qoshe të katalogut. Kërkimi tjetër në Google flet për një seri të dytë që ka kaluar faza të ndryshme zhvillimi por deri më 2018 nuk ka as nam, as nishan, pavarësisht filmimeve që Ubisoft nxjerr vazhdimisht për të torturuar shpirtrat e fansave të pakët e të devotshëm të serisë. Këta të fundit me zor po e presin vazhdimin e një nga lojërave (sipas tyre) më të nënvlerësuara ndonjëherë. Loja do dilte në gjitha platformat e mundshme dhe në të gjitha do kishte shitje tepër të dobëta. Sipas disa thashethemeve, versioni për PC do shitej në Amerikën Veriore si suplement për produkte të tjera. Blini një X produkt, dhe falas merrnit CDnë e Beyond Good And Evil, që besoj se përkthehet "Përtej të Mirës Dhe të Keqes." Titulli nuk kishte asnjë kuptim gjithsesi sepse nuk është se loja ...

Fire Pro Wrestling Returns

Image
(2005)  Ky titull ishte shumë ndryshe nga gjithë seritë WWE të sportit të keçit prodhuar seri. Ç’i do grafikët reale kur ke më shumë se 300 karaktere me lëvizje të larmishme?  FPWR lejonte gjithashtu lojtarin të zhvillonte personazhin e tij ideal. Loja përfshinte çdo lloj ndeshje të imagjinueshme duke përfshirë edhe ajkën e Royal Rumble.  Pavarësisht figurës së saj komike, kjo lojë e merr veten shumë seriozisht. Gameplay është një miks midis shtypjes së butonave në kohën e duhur dhe zgjedhjes së lëvizjes së duhur në momentin e duhur. Loja nuk lejon shpërqendrime. Nëse i jepni butonave kot, ndoshta do mund të arrini ndonjë gjë, por nuk keni tepër shanse për të fituar vërtet. Kjo është edhe disi pika e dobët e lojës sepse largon disa nga lojtarët që thjeshtë nuk kanë mundësi për t’i dedikuar kohën që loja meriton. Sidoqoftë si alternativë ekziston gjithmonë edhe WWE Smackdown VS. Raw.

Tenchu: Fatal Shadows

Image
(2005)  Zhvilluesit e Tenchus (K2 LLC) duket sikur i pëlqen t’i japin personazheve negative një qëllim racional sido që të shkojë puna. Në këtë rast luftëtari Jyuzou si lideri i klanit të ninxhave Kuroya, rebelohet ndaj liderëve të moshuar, duke vrarë këdo në fshat gjatë procesit. Kuroya ishte trashëgimtari legjitim i klanit të tij, një rol të cilin ai e refuzon. Të moçmit e fshatit e ndjenin se zemra e Kuroyas ishte e pezmatuar, ndaj vendosin që t’i japin Rin, sipas tyre vajzën më të fisshme në krahinë, si të fejuar me shpresën se ai do pranonte rolin e dhënë e do të pranonte fatin e tij. Pavarësisht dashurisë për Rin, Kuroya vendos të rebelohet duke djegur të gjithë fshatin e duke krijuar trazira në të gjithë krahinën. Fakti që Kuroya nuk mund thjeshtë të largohej nga aty, tregon shumë për “të moçmit”. Ai nuk kishte shumë opsione për të qenë një herë e mirë i lirë, në mos do të ekzekutohej. Fati i tij ishte vendosur nga të tjerët pa dhënë pëlqim, ndaj edhe rebelimi ës...

Gungrave

Image
(2002)  Një shooter i drejtpërdrejtë në vetën e tretë pak a shumë si loja 10000 Bullets . Loja ka stil dhe shumë të shtëna armësh duke kujtuar një nga ato filmat vestern me Clint Isvud. Por është më e ngjashme me një anime tjetër titulluar Trigun nëse protagonisti i serisë anime do shkonte vërdallë e do qëllonte këdo që i dilte përpara. Personazhi kryesor Grave, është një hap larg vdekjes por shpëtohet, dhe më pas mbërthen arkivolin mbushur me armë dhe hidhet në sulm kundra çdo keqbërësi që ka fatin e keq të shfaqet para tij në momentin e gabuar. Grave (që do të thotë varr) është një pistoliero i zoti në punën e tij dhe lojtari mund të përdorë edhe gjuajtje speciale nëse situata bëhet pak e komplikuar. Gungrave lufton kundra Milenionësve të cilët janë në një konflikt të brendshëm. Armiku kryesor është ish-shoku i ngushtë i personazhit, njëkohësisht edhe vrasësi; një rebel që shkaktoi kryengritjen mes grupit kriminal që tregtojnë një lloj droge quajtur “fara.” Në stil an...

Gran Turismo 3: A-Spec

Image
(2001) Mendohet se Grand Turizmo u krijua kur origjinatori i lojës shkoi në zyrën e shefit të Sonit (sektori lojërave) dhe tha se ai donte të ngiste makinën e tij në kompjuter. Shefi menjëherë kishte aprovuar idenë e tij. Dy titujt e parë të GT shpejt u gjendën në PSOne duke fituar jo vetëm sukses por edhe respekt për realizmin në simulimin e garave. Shpejt ama, pika e fortë e lojës iu kthye kundra duke humbur vazhdimisht pikë sepse jo të gjithë kishin më durimin dhe aftësinë për të praktikuar lojën. E vërteta është se të gjitha seritë Grand Turismo, kërkojnë durim dhe mjeshtri. Shumë shpejtë lojërat konkurruese si Grid dhe Need4Speed ia morën të drejtën serisë për tu konsideruar si loja më e mirë për gara me makina. Arsyet ishin nga më të ndryshmet, disa prej të cilave do shpjegohen në titullin e katërt, ndodhur gjithashtu në këtë katalog në vitin 2005. Sidoqoftë, për kohën Grand Turismo 3 akoma mund të quhej mbreti i garave të makinave virtual. Me grafikë të përmirësuar n...

Final Fight Streetwise

(2006) Unë doja t'i jepja një shans kësaj loje vërtet, por Final Fight në PS2 e bën shumë të vështirë. Ndjehet e thatë dhe e ngathët; ky element i fundit është anatemë për të gjitha lojërat beat em up. Arsyeja se pse doja t'i jepja një shans, ka të bëjë me faktin e hidhur se ka shumë pak beat em up të mirëfilltë në këtë platformë. E vetmja lojë e pastër në kategori që ia vlen të përmendësh është God Hand, për mos folur fare për The Bouncer apo The Red Star. Nëse përmendni Devil May Cry 3, kam frikë t'iu informojë se nuk është tamam tamam një beat em up. Dhe po kështu është edhe Final Fight Streetwise. Me një botë të hapur kompakte dhe rrugica të ngushta, ju ndiqni përpjekjet e Travers për të gjetur vëllanë e rrëmbyer, Kodin. Gjatë rrugës takohet me personazhe të njohura të serisë si Guy dhe Mike Hagar (akoma kryetari i bashkisë). Kodi, ndoshta personazhi më i nënvlerësuar i serisë mund të përftohet vetëm nga fundi i lojës. Brenda diskut 4,3 gigabite, përfshihet edhe Final ...

Max Payne 2: The Fall of Max Payne

Image
(2003)  Historia e detektivit nga Nju Jork i cili humbi familjen e tij për shkak të punës që bënte, rikthehet sërish, me stil e grafikë më të mirë; Max vetë është më i rrezikshëm se kurrë në këtë titull. Përmirësimet janë të dukshme edhe në inteligjencën artificiale. Heroi përballet kësaj radhe me sindikatën e krimit rus me në krye Vladin. Ky i fundit po përpiqet të zotërojë gjithë qytetin me ndihmën e një grupi të fshehtë; një vëllazëri e përbërë nga politikanë e njerëz të fuqishëm. Në mes të gjithë kësaj meseleje, spikat Mona Saks e cila është po aq vdekjeprurëse sa vetë detektivi. Prodhuar herët në 2003, loja është plakur në një mënyrë shumë të hijshme. Aktrimi vazhdon të jetë nga më të mirët dhe ka variete në misione për një shoot em’ up në vetën e tretë. Dialogët dhe dublimi i personazheve dukej se ishte bërë me kujdes nga njerëz të aftë. Pika e dobët e lojës? Shumë persona (përfshirë edhe unë), mendojnë se loja ishte pak si e shkurtër. RockStar Games duhej ta mban...