Gregory Horror Show
(2003)
Nëse Pablo Pikaso do ishte gjallë dhe do i duhej të zgjidhte një lojë për artin e saj, Gregori do ishte padyshim ajo lojë. Me personazhe kubikë, loja ka një format qesharak dhe mund të japë përshtypjen e gabuar disa lojtarëve. Megjithatë, jepini mjaftueshëm kohë dhe loja do nxjerrë në pah sadizmin, tmerrin dhe skenat më imagjinative të dhunshme që mund të keni parë në një lojë për PS2. Loja nuk i frikësohet aspak censurës, gjë që zhvilluesit e konsolave moderne dhe PCsë sot e aplikojnë me zell nga frika se mos i çojnë ndonjë Tëitter të frikshëm.
Për të kuptuar sikletin e historisë së lojës, mjafton të shikoni materialin bazë, një seri e animuar me po të njëjtën temë e me të njëjtën kurajë.
Me tu zgjuar, lojtari takohet shpejtë me pronarin e hotelit quajtur Gregori. Miushi i vjetër Gregori nuk është aspak miqësor si mjeshtri i breshkave adoleshente ninxha, Splinter. Në të kundërt, ai është po aq i keq e kërcënues sa dhe banorët e tjerë të hotelit. Këta të fundit të gjithë kanë shkuar skiç, pasi kanë qëndruar për tepër kohë të izoluar në këtë hotel, që mesa kupton lojtari ndodhet në purgator. Përveç një maceje të sakatosur, braktisur nga një prej banorëve të hotelit, të gjithë të tjerët janë tërësisht të marrosur dhe të rrezikshëm.
Për fat të keq lojtarit i duhet të ndërveprojë me këta trapa. Banorët e hotelit mbajnë me vete një shishe me shpirtin e tyre brenda dhe e ruajnë si sytë e ballit atë. Lojtari duhet të mbledhë mjaftueshëm info për ta me qëllim që t'ia vjedhë këtë të fundit.
Është këtu që situata bëhet e nderë. Me të marrë shishen e shpirtit, banori që i vidhet shishja tërbohet si bishë e egër dhe e gjëmon lojtarin pil a pil. Dhe kjo është pjesa më e vështirë e lojës, arratia me mallin e vjedhur. Pas vjedhjes së suksesshme, xhani i marrë i jepet Vdekjes. Kjo e fundit ka premtuar se me të marrë mjaftueshëm nga këto shishet e çmuara, do ju çlirojë nga makthi duke iu kthyer në jetë.
Progresi vjen me një çmim të hidhur. Shumë lojtarë dorëzohen pasi gjërat vështirësohen së tepërmi. Për një lojtar me jo shumë durim ose jo tepër inteligjencë, loja mund të bëhet e tepërt. Madje edhe me ndihmën e një guide si ato të GameFaqs, loja mund të bëhet tepër e paparashikueshme.
Si vetë titulli, kjo lojë është një spektakël i vërtetë. Nëse jeni nga ata tipat nostalgjik, të cilëve i pëlqen të kthehen ndonjëherë pas në kohë e të eksplorojnë xhevahiret e humbura të të shkuarës, kjo lojë duhet luajtur medoemos. Është unike.
Comments
Post a Comment