Posts

Showing posts from December, 2020

Street Fighter EX3

Image
(2000) Titulli i tretë dhe i fundit i serisë EX.  Dy seritë e para EX në PSOne ishin vërtetë të arrira, fatkeqësisht, ky titull nuk arriti nivelin e tyre; kohët po ndryshonin, por jo ky titull. Siç ndodh rëndom, kritika e priti mirë fare lojën duke vënë në dukje ndonjë problem aty e këtu, opinione që ranë ndesh drejtpërdrejt me atë që fansat fanatik menduan kur morën lojën ndër duar.  “A nuk ishte kjo loja më e keqe Street Fighter?” pyeste dikush. “Jo!” i përgjigjej tjetri. Dhe në fakt le ta pranojmë, nuk ishte edhe aq e keqe.  Kishte stil pak më ndryshe se lojërat tradicionale, megjithatë çdo gjë tjetër ndodhej aty. Loja prezantonte një numër unik personazhesh me stilet e tyre origjinale të luftimit. Sidoqoftë që t’i biem shkurt fare, loja u shemb me shitje të këqija në daljen e konsolës së re. Super Combos dhe Meteor Combos rikthehen nga titujt paraardhës në arenën 2.5 dimensionale ku Rai ose Keni priten të rrahin gjithë të tjerët që nuk quhen Chun Li. Ndryshime të tjera

Dragon Quest VIII: Journey of the Cursed King

Image
(2004) Një titull i gjatë për një lojë të gjatë.  Titulli i pestë rikthehet sërish nga një seri e gjatë me origjinë që nga viti 1986, dhe përfshin sërish një udhëtim epik në përpjekjen heroike të një djaloshi pa emër për të shpëtuar mbretërinë e tij nga një mallkim. Dhoulmagus, një kloun idhnak, mallkon gjithë mbretërinë e Trodain. Personazhet vazhdojnë të pikturohen me mjeshtri nga talenti Akira Torijama, autori i Dragon Ball (e në fakt dallohet një orë larg pasi personazhet e tij ngjasojnë gjithnjë). Zhvillimi i lojës vetë vazhdon të jetë në duart e origjinatorit të saj, Juzhi Hori. Seria e tetë e Dragon Quest është një udhëtim i këndshëm takimesh të rastëssishme me përbindësha dhe NPC interesant. Edhe pse një lojë e bukur, vështirësia dhe konfuzioni i sistemit të luftimit nuk mund ta lejojë të çajë më shumë sesa audienca e fanatikëve të lojërave që vijnë nga Japonia. Për të tjerët, loja mund të kthehet në një torturë ndërsa përpiqen të gjejnë strategjinë për të mposhtur

Gregory Horror Show

Image
(2003)  Nëse Pablo Pikaso do ishte gjallë dhe do i duhej të zgjidhte një lojë për artin e saj, Gregori do ishte padyshim ajo lojë. Me personazhe kubikë, loja ka një format qesharak dhe mund të japë përshtypjen e gabuar disa lojtarëve. Megjithatë, jepini mjaftueshëm kohë dhe loja do nxjerrë në pah sadizmin, tmerrin dhe skenat më imagjinative të dhunshme që mund të keni parë në një lojë për PS2. Loja nuk i frikësohet aspak censurës, gjë që zhvilluesit e konsolave moderne dhe PCsë sot e aplikojnë me zell nga frika se mos i çojnë ndonjë Tëitter të frikshëm. Për të kuptuar sikletin e historisë së lojës, mjafton të shikoni materialin bazë, një seri e animuar me po të njëjtën temë e me të njëjtën kurajë. Me tu zgjuar, lojtari takohet shpejtë me pronarin e hotelit quajtur Gregori. Miushi i vjetër Gregori nuk është aspak miqësor si mjeshtri i breshkave adoleshente ninxha, Splinter. Në të kundërt, ai është po aq i keq e kërcënues sa dhe banorët e tjerë të hotelit. Këta të fundit të g

SOS: The Final Escape

Image
(2002)(titulli alternativ: Disaster Report)  Përpara se I’m Alive të vlerësohej si inovative dhe origjinale, ekzistonte ky titull në PS 2. Sidoqoftë të dyja titujt përfunduan nën radar dhe nuk shitën mjaftueshëm.  Loja e vendos lojtarin në mes të një fatkeqësie natyrore e cila më pas rezulton se nuk është edhe aq natyrore, por diçka e errët fshihej mbas ngjarjeve. Ndërkohë personazhit kryesor (Keith Helm) i duhet jo vetëm të mbijetojë vetë, por edhe të ndihmojë të mbijetuarit e tjerë gjendur mes kaosit. Sfida e vërtetë e lojës nuk ishte gjetja e ujit dhe burimeve për të mbijetuar, por mbajtja gjallë e të mbijetuarve. Vetëm falë tyre mundej lojtari të hapte zona të reja për të eksploruar.  Është një nga ato lojëra ku gjërat nuk zgjidhen me armë, por me biseda. Jo radhë lojtari do shikojë njerëz të armatosur gjendur gjithashtu në panik, por nuk do përdorë vetë këto të fundit. Loja ka një fund të vetëm (me aq sa dihet), por zgjedhja në fund nuk ka ndonjë vlerë, nës

Bloody Roar 4

(2003) Të gjithë personazhet të cilët adhuruesit e serisë deshën dhe u mësuan tashmë mbas tre titujsh, nuk janë më. Shtojmë se seria duhet t'i kishte dhënë fund te treshi e të ruante pak nga dinjiteti i mbetur. Ja që zhvilluesit patën idenë ta vazhdonin. Jo loja nuk është edhe aq e keqe, por u godit rëndë nga vlerësimi për të rritur duke bërë që shitjet të binin, pasi kjo seri kishte goxha gjak në të. Si gjithmonë, e veçanta e Bloody Roar vazhdon të jetë metamorfoza në kafshë të ndryshme me fuqi e kombinime gjuajtjesh shkatërruese. Inovacioni në këtë titull të katërt ka të bëjë se zhiva e bishës që çlirohet, ka energjinë e vet personale. Historia është thjeshtëzuar goxha në këtë titull të fundit. Në vend të një konflikti dypalësh midis fraksioneve, në këtë rast ngjarjet ndjekin hakmarrje personale ose zbulimin e sekreteve antike dragonjsh. Bloody Roar 4 nuk u prit mirë as nga fansat, as nga kritika, nga asnjë. Vlerësimi si lojë për mosha të rritura ishte thjeshtë gozhda e arkivolit

Project Eden

Image
Ky projekt ndoshta doli në treg më përpara sesa duhej, sepse kjo lojë do kishte qenë e mrekullueshme me një modalitet multi-player. Loja kishte shumë gjëegjëza e ndonjëherë gjetja e rrugës së duhur ishte e mundimshme. Ndoshta kjo bëri që loja të dështonte nga ana ekonomike. Lojtari mund të zgjidhte në fillim të misionit një nga katër lojtarët dhënë në dispozicion. Cilido prej tyre kishte avantazhe dhe disavantazhe në varësi të stilit të lojës që lojtari dëshironte të vinte në zbatim. Për shembull nëse donit rezistencë në beteja, saiborgu Amber do kishte qenë zgjedhja juaj logjike. Përballë lojtarit vendoseshin kriminelë të shumtë, përbindësha mutagjene dhe armë moderne vdekjeprurëse. Sidoqoftë, kjo nuk ndaloi zhvilluesit e Tomb Raider (sepse ishte një lojë e krijuar nga këta të fundit), që të përsosnin tituj të tjerë në vazhdim.

Final Fantasy 11

Image
(2003; PS 2 – 2004; PC)  Mund të luhej vetëm online.  Ngjarjet zhvilloheshin në botën e Ivalice. Lojtarit i jepen misione dhe të gjithë inkurajohen, që të formonin aleanca për të përfunduar një mision të dhënë. Gil (paratë e Ivalice) janë të radha në këtë titull e përfitohen zakonisht nga shitjet e objekteve të përftuara gjatë misioneve ose gjatë sorollatjes në botën fiktive. Serverat e FF XI janë akoma në funksion, edhe pse dita ditës çmimet e abonimeve po bien gjithnjë e më shumë. Update të shumta janë ofruar nga Square Enix në vazhdim. Netuorku i Sonit asokohe nuk ishte ndër më të mirët na duhet ta theksojmë, dhe loja mori më shumë famë në PC, sesa në PS 2.

Beyond Good And Evil

Image
(2003) Gati në të gjitha listat për lojërat kompjuterike që nuk janë vlerësuar ashtu si duhet, përmenden dy tituj. Njëra është padyshim Ico. Tjetra është pikërisht ky titull që po trajtojmë në këtë qoshe të katalogut. Kërkimi tjetër në Google flet për një seri të dytë që ka kaluar faza të ndryshme zhvillimi por deri më 2018 nuk ka as nam, as nishan, pavarësisht filmimeve që Ubisoft nxjerr vazhdimisht për të torturuar shpirtrat e fansave të pakët e të devotshëm të serisë. Këta të fundit me zor po e presin vazhdimin e një nga lojërave (sipas tyre) më të nënvlerësuara ndonjëherë. Loja do dilte në gjitha platformat e mundshme dhe në të gjitha do kishte shitje tepër të dobëta. Sipas disa thashethemeve, versioni për PC do shitej në Amerikën Veriore si suplement për produkte të tjera. Blini një X produkt, dhe falas merrnit CDnë e Beyond Good And Evil, që besoj se përkthehet "Përtej të Mirës Dhe të Keqes." Titulli nuk kishte asnjë kuptim gjithsesi sepse nuk është se loja

Fire Pro Wrestling Returns

Image
(2005)  Ky titull ishte shumë ndryshe nga gjithë seritë WWE të sportit të keçit prodhuar seri. Ç’i do grafikët reale kur ke më shumë se 300 karaktere me lëvizje të larmishme?  FPWR lejonte gjithashtu lojtarin të zhvillonte personazhin e tij ideal. Loja përfshinte çdo lloj ndeshje të imagjinueshme duke përfshirë edhe ajkën e Royal Rumble.  Pavarësisht figurës së saj komike, kjo lojë e merr veten shumë seriozisht. Gameplay është një miks midis shtypjes së butonave në kohën e duhur dhe zgjedhjes së lëvizjes së duhur në momentin e duhur. Loja nuk lejon shpërqendrime. Nëse i jepni butonave kot, ndoshta do mund të arrini ndonjë gjë, por nuk keni tepër shanse për të fituar vërtet. Kjo është edhe disi pika e dobët e lojës sepse largon disa nga lojtarët që thjeshtë nuk kanë mundësi për t’i dedikuar kohën që loja meriton. Sidoqoftë si alternativë ekziston gjithmonë edhe WWE Smackdown VS. Raw.

Tenchu: Fatal Shadows

Image
(2005)  Zhvilluesit e Tenchus (K2 LLC) duket sikur i pëlqen t’i japin personazheve negative një qëllim racional sido që të shkojë puna. Në këtë rast luftëtari Jyuzou si lideri i klanit të ninxhave Kuroya, rebelohet ndaj liderëve të moshuar, duke vrarë këdo në fshat gjatë procesit. Kuroya ishte trashëgimtari legjitim i klanit të tij, një rol të cilin ai e refuzon. Të moçmit e fshatit e ndjenin se zemra e Kuroyas ishte e pezmatuar, ndaj vendosin që t’i japin Rin, sipas tyre vajzën më të fisshme në krahinë, si të fejuar me shpresën se ai do pranonte rolin e dhënë e do të pranonte fatin e tij. Pavarësisht dashurisë për Rin, Kuroya vendos të rebelohet duke djegur të gjithë fshatin e duke krijuar trazira në të gjithë krahinën. Fakti që Kuroya nuk mund thjeshtë të largohej nga aty, tregon shumë për “të moçmit”. Ai nuk kishte shumë opsione për të qenë një herë e mirë i lirë, në mos do të ekzekutohej. Fati i tij ishte vendosur nga të tjerët pa dhënë pëlqim, ndaj edhe rebelimi është

Gungrave

Image
(2002)  Një shooter i drejtpërdrejtë në vetën e tretë pak a shumë si loja 10000 Bullets . Loja ka stil dhe shumë të shtëna armësh duke kujtuar një nga ato filmat vestern me Clint Isvud. Por është më e ngjashme me një anime tjetër titulluar Trigun nëse protagonisti i serisë anime do shkonte vërdallë e do qëllonte këdo që i dilte përpara. Personazhi kryesor Grave, është një hap larg vdekjes por shpëtohet, dhe më pas mbërthen arkivolin mbushur me armë dhe hidhet në sulm kundra çdo keqbërësi që ka fatin e keq të shfaqet para tij në momentin e gabuar. Grave (që do të thotë varr) është një pistoliero i zoti në punën e tij dhe lojtari mund të përdorë edhe gjuajtje speciale nëse situata bëhet pak e komplikuar. Gungrave lufton kundra Milenionësve të cilët janë në një konflikt të brendshëm. Armiku kryesor është ish-shoku i ngushtë i personazhit, njëkohësisht edhe vrasësi; një rebel që shkaktoi kryengritjen mes grupit kriminal që tregtojnë një lloj droge quajtur “fara.” Në stil anime,

Gran Turismo 3: A-Spec

Image
(2001) Mendohet se Grand Turizmo u krijua kur origjinatori i lojës shkoi në zyrën e shefit të Sonit (sektori lojërave) dhe tha se ai donte të ngiste makinën e tij në kompjuter. Shefi menjëherë kishte aprovuar idenë e tij. Dy titujt e parë të GT shpejt u gjendën në PSOne duke fituar jo vetëm sukses por edhe respekt për realizmin në simulimin e garave. Shpejt ama, pika e fortë e lojës iu kthye kundra duke humbur vazhdimisht pikë sepse jo të gjithë kishin më durimin dhe aftësinë për të praktikuar lojën. E vërteta është se të gjitha seritë Grand Turismo, kërkojnë durim dhe mjeshtri. Shumë shpejtë lojërat konkurruese si Grid dhe Need4Speed ia morën të drejtën serisë për tu konsideruar si loja më e mirë për gara me makina. Arsyet ishin nga më të ndryshmet, disa prej të cilave do shpjegohen në titullin e katërt, ndodhur gjithashtu në këtë katalog në vitin 2005. Sidoqoftë, për kohën Grand Turismo 3 akoma mund të quhej mbreti i garave të makinave virtual. Me grafikë të përmirësuar n

Final Fight Streetwise

(2006) Unë doja t'i jepja një shans kësaj loje vërtet, por Final Fight në PS2 e bën shumë të vështirë. Ndjehet e thatë dhe e ngathët; ky element i fundit është anatemë për të gjitha lojërat beat em up. Arsyeja se pse doja t'i jepja një shans, ka të bëjë me faktin e hidhur se ka shumë pak beat em up të mirëfilltë në këtë platformë. E vetmja lojë e pastër në kategori që ia vlen të përmendësh është God Hand, për mos folur fare për The Bouncer apo The Red Star. Nëse përmendni Devil May Cry 3, kam frikë t'iu informojë se nuk është tamam tamam një beat em up. Dhe po kështu është edhe Final Fight Streetwise. Me një botë të hapur kompakte dhe rrugica të ngushta, ju ndiqni përpjekjet e Travers për të gjetur vëllanë e rrëmbyer, Kodin. Gjatë rrugës takohet me personazhe të njohura të serisë si Guy dhe Mike Hagar (akoma kryetari i bashkisë). Kodi, ndoshta personazhi më i nënvlerësuar i serisë mund të përftohet vetëm nga fundi i lojës. Brenda diskut 4,3 gigabite, përfshihet edhe Final

Max Payne 2: The Fall of Max Payne

Image
(2003)  Historia e detektivit nga Nju Jork i cili humbi familjen e tij për shkak të punës që bënte, rikthehet sërish, me stil e grafikë më të mirë; Max vetë është më i rrezikshëm se kurrë në këtë titull. Përmirësimet janë të dukshme edhe në inteligjencën artificiale. Heroi përballet kësaj radhe me sindikatën e krimit rus me në krye Vladin. Ky i fundit po përpiqet të zotërojë gjithë qytetin me ndihmën e një grupi të fshehtë; një vëllazëri e përbërë nga politikanë e njerëz të fuqishëm. Në mes të gjithë kësaj meseleje, spikat Mona Saks e cila është po aq vdekjeprurëse sa vetë detektivi. Prodhuar herët në 2003, loja është plakur në një mënyrë shumë të hijshme. Aktrimi vazhdon të jetë nga më të mirët dhe ka variete në misione për një shoot em’ up në vetën e tretë. Dialogët dhe dublimi i personazheve dukej se ishte bërë me kujdes nga njerëz të aftë. Pika e dobët e lojës? Shumë persona (përfshirë edhe unë), mendojnë se loja ishte pak si e shkurtër. RockStar Games duhej ta mbante l

Silent Hill 3

Image
(2003) Nuk mund t’ia mbathësh nga e shkuara, herët a vonë ajo do të arrijë Ka dy lloj fansash të serisë SH: ata që e pëlqyen këtë titull të tretë dhe ata që e pëlqyen shumë. Pavarësisht se kujt kategorie të fansave i përkisni, Silent Hill 3 eksploron shumë tema, ndër to edhe atë që mund të konsiderohet si persekutimi nga e shkuara e individit, jo për ato që ka bërë por për atë që është.  Heather e zbulon këtë në mënyrën më të frikshme të mundshme. Heather në këtë titull të tretë është në të vërtetë Sheryl nga titulli i parë. Mekanizmat e lojës nuk ndryshojnë shumë nga ato paraardhëse; armët po që ndryshojnë. Grafikët duket sikur janë përmirësuar disi duke ruajtur njëkohësisht atmosferën tmerruese për të cilat seria njihet mirë. Sheryl vetë nuk shikon ndonjë arsye se pse duhet të ndiqet nga kulti i çmendur i qytezës Silent Hill pasi nuk është se ka bërë ndonjë krim apo mëkat. Qëllimi i saj i vetëm është të gjejë Herryn (babanë adoptues). Gati e gjithë loja përpiqet të shpjeg

R-Type Final

(2003) Irem na ka dhënë shumë gjuajtës vertikal të mrekullueshëm duke filluar me R-Type e duke përfunduar me R-Type Final. Origjinali R-Type i viteve 80, përdoret shpesh si shembull kur vjen puna te forcimi i anijeve me anë të poëer upve. Mund të duket e rëndomtë sot sepse gati cilado lojë e ka një sistem të tillë, megjithatë më besoni kur ju them se nuk ishte shumë e përdorur atëherë në makineritë arkade. RTF mbyll në mënyrë spektakolare një seri të bukur gjuajtësish vertikal. Fjala "spektakël" është zgjedhur me kujdes sepse kjo është ajo që udhëtimi në anijen kozmike R-Type ofron, një epope pa fjalë, por shprehur si një opera nëpërmjet tingujve dhe sfondeve unikale ku shkatërrohen me mijëra anije kozmike armike. Nuk mund të mungojnë në këtë titull të fundit kapot në fund të raundit, gjithmonë sfidues me armët e tyre vdekjeprurëse. Po e mbyllim këtë hyrje me kuriozitetin se zhvilluesi i saj Kazuma Kujo, ka punuar vetë pa aprovim nga Irem për 18 muaj rresht për të ofruar një

Frequency

Image
(2001)(Harmonix) Kam takuar pak fansa të muzikës elektronike në Shqipëri, por edhe ata pak që pretendonin se i pëlqente nuk kishin dëgjuar për këtë titull.  Frequency është e mbushur me këngë ritmike të kësaj rryme muzikore dhe ju jep mundësinë të shtypni butonin e duhur në kohën e duhur. Në sajë të kombinimeve të butonave, kënga plotësohet nën mjeshtërinë dhe koordinimin perfekt të lojtarit. Loja ishte e para në llojin e vetë. Pra kuptohet që shtoi një zhanër krejt të ri, atë muzikor. Në vazhdim, në vitin 2003, Amplitudë do vazhdonte me sukses formulën, e për fat të keq, pa fund do prodhoheshin edhe lojëra si Guitar Hero e të tjera si këto.

Grand Theft Auto: Vice City

(2002) Tony Vinsenti është një gangster më karizmatik se memeci i GTA 3 dhe Vice City është një qytet shumë më i bukur dhe me më shumë ngjyra se Portland. Rockstar Game nuk zhgënjen me këtë lojë, pasi kontrollet ishin po aq praktike sa në PC. Dyshoj se mund të themi ndonjë gjë më shumë për këtë titull. Nëse s’e keni luajtur akoma, atëherë po lexoni listën e gabuar.

Street Fighter Alpha Anthology

Ky disk jo vetëm ka lojën më të mirë versus prodhuar ndonjëherë, pra Street Fighter Alpha 3, por ka edhe tre tituj të tjerë. Përmban SFA 1 (pra lojën e parë fare të serisë Alpha), SFA 2 dhe Street Fighter Mini Gem Fighters. Kjo e fundit është gjithashtu një lojë e shkëlqyer me tone komike e ngjyra pa fund. Ky koleksion ia vlen çdo qindarkë të shpenzuar. Do nxirrej sërish për PS3 për fat të mirë. Nga ana tjetër, problemi është se keni vetëm versionet arkade të lojërave. Kështu për shembull Tour Mode në SFA 3 nuk ekziston duke na mohuar eksperiencën e plotë që kishim në PSOne.

Fatal Frame 2: Crimson Butterfly

Image
(2003) Survival Horror merr një tjetër dimension me titujt Fatal Frame. Ky dimension ndjehet shumë japonez me thënë të drejtën, por kur një kulturë e huaj ju ka ndaluar të shijoni një lojë kompjuterike? Në këtë titull të dytë, Mio, një vajzë e re simpatike japoneze shkon pas shpirtrave për të kryer ritual ekzorcizmi. Nuk përdoren armë, kryqe apo uji i shenjtë, thjeshtë një kamera kulti. Arsyeja se pse Mio do e bënte këtë, është kërkimi i saj i pareshtur për motrën e humbur Maju. Në bazë të mbylljes, ajo mund të jetë gjallë ose e vdekur. Një pjesë e vogël e fantazmave nuk janë të dëmshme. Disa prej tyre thjeshtë do ju tregojnë rrugën. Kur kamera (mekanizmi metalik në të djathtë të ekranit) shkëlqen, është koha të shikoni përreth; nuk i dihet kurrë nga do sulmoheni. Gjatë rrugës do gjeni sende shëruese, municione (filma të vjetër për kamerën) dhe çelësa për të hapur dyer andej e këndej. Eksplorimi është pikë kyçe dhe këtë duhet ta bëni nën sfondin e një muzike rrëqethëse. Nës

Killer 7

(2005)  Nëse do kishte një listë me lojëra të çuditshme, kjo do spikaste në të.  Është aq e çuditshme, saqë është disi e pamundur ta kategorizojmë. A është një lojë me gjëegjëza, një shooter, një thriller, apo...? Vështirë të përkufizohet, e dyshoj se edhe vetë Capcom do mund të jepte një përgjigje të thjeshtë në lidhje me këtë titull. Përveç kësaj, loja paraqiste disa grafika të çuditshme monokromatike, që shkonin bukur në hijet bardhë e zi, por ndoshta ishte e tepërt për një audiencë që nuk e vlerësoi aq sa duhet origjinalitetin e saj. Ashtu si vetë loja edhe historia është disi e koklavitur. Lojtari ka në komandë Herman Smithin. Veshur gjithmonë me një kostum të bardhë, me një valixhe të zezë në dorë, ose me kostumet e tjera të personaliteteve, Hermanit i duhet të përballet me një organizatë terroriste po aq të çuditshme sa ai vetë.  Heaven Smile është një organizatë jo e rëndomtë terroriste që vepron nën hije. E veçanta e tyre do pyesni? Anëtarët janë bomba shpërthyese që marrin fr

Pacman Fever

Image
(2002) Janë të paktën katër lojëra në PS 2 me personazhin e famshmë Pacman në të. Kjo është loja e katërt e platformës. Jo ndonjë gjë e veçantë këtu. Është një nga ato lojërat që quhen Party Games, që ngjasojnë si lojëra "Mos u Nxeh" virtuale, mbushur me qindra mini-lojëra të tjera (Nintendo Mario Party na vjen ndërmend). Pak a shumë lojtarët hedhin zaret dhe fillojnë garën se kush performon më mirë në këto mini-lojërat. Kush merr më shumë pikë, lëviz më shpejtë dhe kush del i pari, fiton lojën. Pak a shumë loja e tavolinës  Monopoly ku nuk i dihet se në cilin katror do shtypni e ku do përfundoni. E mira e vetme e kësaj loje është varieteti. Mund të zgjidhni rreth tre fushave, secila origjinale dhe e ndryshme nga tjetra. Kjo lojë është argëtuese vetëm nëse e luani në shoqëri.

The Warriors

Image
(2000) Një nga përshtatjet e pakta të saktë të një filmi në një video game vjen nga kolosi RockStar (njohur kryesisht për serinë e saj GTA). Filmi i fiteve 80 The Warriors ishte disi i çuditshëm i formës "pa folur e pa qeshur e pa ngacmuar njëri tjetrin." Nëse nuk e keni haberin fare të filmit, mos u shqetësoni aspak. Titulli ka mjaftueshëm gaz për t'i mbajtur gjërat interesante. Pak a shumë historia nuk devijon fare nga filmi i regjisorit Walter Hill. Në një mbledhje "sekrete" midis bandave të qytetit të madh të Nju Jorkut, grupi i gangsterëve në fokusin e filmit dhe lojës, akuzohen padrejtësisht për vrasjen e krye-gangsterit të qytetit. Mbas kësaj e gjithë nata kthehet në një ndjekje këmba këmbës midis bandave për ndëshkimin e "fajtorëve." Në lojë lojtarit i duhet të ndeshet hap pas hapi me banda të ndryshme, duke parë nivelin e vështirësisë së lojës të shkojë nga shumë e lehtë, në atë shumë të vështirë. Loja ka elementë strategjik, por n

Prince of Persia: The Sands of Times

Image
(2003)  Sapo UbiSoft fitoi të drejtat e autorit mbi titullin PoP, latoi një lojë të denjë për emrin e saj. Kalimi nga platforma 2D në atë 3D nuk mund të bëhej më mirë nga zhvilluesi në fjalë. Kësaj radhe koha nuk është kundra jush, por ju ndihmon dhe ju e kontrolloni atë. Filmi me të njëjtin titull ka një vlerësim të lartë nga kritikët, krahasuar me tituj të tjerë filmash të bazuar në lojëra kompjuterike. Prince of Persia sjell ndërmend afshin e përrallave arabe të “1000 e 1 net.” Për ata që loja ndoshta është më shumë sa mund të tolerojnë, filmi pak a shumë përmbledh mirë gjithë mekanizmat djallëzore të vezirit.

Dragon Ball Z Budokai

Image
(2002) Loja e parë me personazhet dhe historinë e mangës së famshme të Akira Torijamës që nuk ta shpifte. Zhvilluesit gjejnë më në fund një formulë të suksesshme për serinë Dragon Ball dhe që atëherë është riprodhuar në çdo konsolë të mundshme me disa ndryshime sa me thënë që zhvilluesit e lojës janë lodhur. Pak a shumë e gjithë loja është një seri duelesh si disa nga lojërat e Narutos. Ju zgjidhni lojtarin e preferuar, vendoseni në një raund gjigant dhe duhet të ndesheni me kundërshtarin duke përdorur gjitha lëvizjet në dispozicion, të cilat mund të modifikohen sipas dëshirës me anë të sendeve të blera në dyqanin e menysë. Fluturimi i bën komandat të lehta pupël dhe do e përdorni shpesh madje pa e kuptuar hiç. Kur energjia është e mjaftueshme, mund të përdorni një nga sulmet e fuqishme që shpartallojnë jetën e kundërshtarit. Grafikët më në fund i përshkruajnë mirë fare lojtarët simpatik me flokë të verdhë falë fuqisë së konsolës. Historia ndjek në mënyrë të rrepte kronolog

Bloody Roar 3

Image
(2001) Nxjerrë një vit më parë në makineritë arkade, Ulërima e Përgjakur 3 rikthehet kësaj radhe mbas suksesit të Bloody Roar 2 për PSOne. Problemi qëndron te ideja se titulli i tretë bëhet bajat pa filluar mirë akoma. Ka disa personazhe të rinj, por shumica e stafit vazhdojnë të njëjtët. Ashtu si lojërat paraardhëse edhe në këtë titull të tretë, personazhet kanë aftësinë për tu shndërruar në kafshë të egra duke fituar ca nga gjaku i humbur dhe forcë të madhe.  Vazhdon gjithashtu sistemi i thjeshtë i kombove. Për një arsye ose tjetrën, edhe Bloody Roar 3 ka një histori; një konflikt midis shtazëve zoanthrope dhe një kompanie quajtur XGC që i përdor këta të fundit si kavje për eksperimente jo etike. Imagjinoni X-Men ku mutantët jetojnë në frikë nga njerëzit, dhe ja ku e keni formulën. Loja vazhdon të mos jetë e balancuar aq sa duhet, megjithatë për ata që s'kanë luajtur dy titujt e parë, nuk ka problem pasi historia e personazheve prezanton edhe një herë konfliktin në lo

Tetris Worlds

Image
(2001 për Game Boy Advance; 2002 për PS2) Një nga versionet e shumta të Tetris, me disa shtesa e modalitete të ndryshme. Lojtari duhet të shpëtojë disa krijesa të quajtur Minos duke luajtur disa nga botët e Tetris. Me performancë të mirë, Minosat do terra-formojnë planetin për të krijuar një shtëpi të tyren. Përveç Tetrisit kryesor, nuk e di nëse ia vlen të luhen alterimet e tjera, që janë pak a shumë e njëjta lojë por me objektiva precize. Për shembull në modalitetin Hot-Line, ka gjashtë vija në fushë. Lojtari merr pikë vetëm kur pastron figurat vetëm në atë linjë. Tetris e njohin të gjithë ndaj dyshoj se mund të shtojmë ndonjë gjë konstruktive këtu. Ndoshta mund të theksojmë se lojtari ka opsionin për ta kthyer figurën sa herë të dojë pak para se ta fundosë në fushë; një shtesë e këndshme që e lehtëson disi lojën. Edhe pse loja është publikuar në shumë platforma, fituesi i vërtetë është ai i Game Boy Advance për shkak të mobilitetit të kësaj konsole xhepi. Ndërkohë që të

Metal Slug 4 & Metal Slug 5

Image
(2005) SNK përpiqet t'i bijë qylit disi duke publikuar dy nga seritë më të dobëta Metal Slug në një CD të vetëm, ku numri katërt sipas mendimit tim, është më e mërzitshmja. Kjo nuk do të thotë se janë lojëra të këqija, thjeshtë sipas mendimit tim nuk ia vlen. Për ata që patën ca më tepër durim, në vitin 2007 do dilte gjithë përmbledhja e lojërave. I duruari i fituari si i thonë. Për më tepër lexoni në lidhje me lojërat MS4 dhe MS5 .

Metal Slug 3

Image
(2000) Titulli i parë Metal Slug në PS 2 dhe deri te titulli i gjashtë do vazhdonin të publikoheshin në këtë platformë. Kjo seri mbase ishte pika kulmore e titujve Metal Slug. SNK kthehet sërish në lojë mbas dy vjetësh nga titulli i dytë (2000) me këtë perlë të run & gun. Favoritja jonë, por jo domosdoshmërish më e mira, ruante formulën origjinale të serive duke sjellë akoma edhe një herë inovacione në universin e Metal Slug.  Shumë më e ngjashme me MS X se sa me MS 2, tashmë lojtarët mund të zgjidhnin më shumë se një rrugë sipas preferencave të tyre. Vetëm në skenën e parë ka më shumë se tre rrugë nga ku mund të kalohet. Disa rrugë janë më të lehta, disa më të vështira. Animimet janë më të larmishme dhe armiqtë gjithashtu.  Deri sa në skenë nuk dalin ushtarët e parë të ushtrisë X gjithçka është pak konfuze ashtu si edhe vetë historia. Në të vërtetë historia vazhdon të mos jetë pika më e fortë e serive.  Ngjarje të çuditshme po ndodhin në botë. Insektet gjigante, zombi,

Max Payne

Image
(2001)  Personazhi tragjik nga RockStar Games u bë i famshëm falë skepticizmit të tij prej detektivi dhe këmbënguljes për t’i shkuar punëve deri në fund, edhe kur kjo nënkuptonte t’i dilje kundra të gjithëve.  Max Payne qe loja aksion më e mirë e 2001’shit në lidhje me krimin e organizuar. Historia e treguar me anë të paneleve stripesh të ngjyrosura si me pastele, si edhe ëndrrat e vazhdueshme të Maksit, krijuan lehtësisht afinitet të personazhit me lojtarin që e komandonte. Tani që mendohemi s’ishin as ëndrra; makthe në lidhje me vrasjen e gruas dhe fëmijës. Efektet vizuale dhe inteligjenca artificiale ishin shumë të mira gjithashtu; kujtojmë se bëhet fjalë për vitin 2001. Filmi më vonë bazuar në këtë titull me Mark Whelberg u fundos nga kritika dhe komisioni i vlerësimit për dhunën, edhe pse sinqerisht mendoj se ishte një film goxha i mirë. Jo ndonjë gjë e veçantë, por mirë për buxhetin dhe materialin bazë që mund të përdorej.

Dark Chronicle

Image
(2002) Një nga lojërat e mia të preferuara të Level 5 është Jeanne D'Arc për PSP, një RPG Taktike që rimodelon historinë e heroinës franceze, por nuk duhet mohuar se kompania kishte edhe një lojë tjetër po aq të këndshme në PS 2. Dark Chronicle i paraprin një eksperimenti që nuk u kuptua për kohën. Po flasim për paraardhësen Dark Cloud dhe meqenëse kompania pati këtë idenë gjeniale për të ndryshuar emrat në zonën e Evropës, as nuk do i futem muhabetit për të shpjeguar emrat e ndryshëm. Sidoqoftë kjo lojë merrte shembull nga një lojë tjetër Jrpg si Breath of Fire 2 në Snes ku ju lejoheshit të ndërtonit fshatin tuaj duke ftuar NPC e duke e pasuruar atë. Megjithatë koncepti u ngrit shkallë më lartë duke i dhënë lojtarit goxha liri në ndërtime duke e krahasuar atë disi me Sim City. Hero gjatë ditës nëpër bodrumet e gjeneruar rastësisht, dhe punëtor i devotshëm i komunizmit gjatë natës.  Me pak fjalë ju duhej të shkonit në një vend të caktuar e të luftonit përbindësha sipas

Final Fantasy 10-2

Image
(2003) Për mos u ngatërruar me Final Fantasy XII, FF X-II ishte spin-off i parë i një titulli Final Fantasy. Square Enix prish traditën, e në një farë mënyre shkatërron titullin e dhjetë. Kjo lojë, ka bukurinë e saj të pamohueshme si RPG, megjithatë më shumë na ngjan si një lojë marketingu e bërë apostafat për të vjel të ardhura nga adhuruesit. Tetsuja Nomura i dizenjon bukur personazhet në këtë seri. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për historinë e cila duket sikur e humb çdo lidhje logjike me paraardhësen e saj. Aeonët, krejt papritur nuk janë më në qendër të vëmendjes. Skenat filmike janë akoma të bukura për tu parë dhe kolona muzikore gjithashtu. Spira është sërish në rrezik. Kësaj radhe nuk është ndonjë evokues i çmendur, por një tjetër i çmendur që dëshiron të përdorë një armë armagedoni për tu hakmarrë për vdekjen e të dashurës së tij. Me pak fjalë: të hakmerresh është gjë e keqe e të falësh është gjë e mirë; të harrosh është alternative. Kjo seri deviante, ka të gji

Silent Hill 2

Image
(2001) Është seria e dytë e titujve Silent Hill zhvilluar nga “The Silent Team” si pjesë përbërëse e kompanisë Konami, publikuar më 23 shtator 2001 për PS2 dhe më vonë do të vinte edhe versioni për PC. Është ndër lojërat kompjuterike më të frikshme të publikuara ndonjëherë dhe mbase kulmi i elegancës gjendur në një histori horrori. Ndërkohë që seria Resident Evil kthehej ngadalë në një lojë aksioni, Konami përpiqej të pasuronte serinë e saj të famshme Silent Hill me më shumë elementë të frikshëm e të dhunshëm.  Në serinë e parë fare për PSOne, kishte kudo mjegull (sipas disave kjo ishte justifikimi i Konamit për grafikat e dobëta të lojës), dhe rrugët e botës konkrete dhe asaj alternative mbusheshin nga lloj e lloj krijesash të frikshme. Përbindëshat lëshonin disa tinguj që të kallnin datën. Të gjithë lojtarët e serisë, padyshim i mbajnë mend skenat e spitaleve rrëqethëse, ku infermieret e shpërfytyruar të sulmonin nga çdo anë në mes të errësirës. Muret kudo mbusheshin me g

Mister Mosquito

Image
(2001 në Japoni)(2002 në SHBA dhe Evropë) Zoti Mushkonja. Nëse kishit ndonjëherë ndonjë dëshirë të fshehtë për të kuptuar sesi ndjehet një mushkonjë, kjo është fiks loja që bën për ju. Ndoshta simulatori i vetëm i mushkonjave në historinë e lojërave kompjuterike. Rezulton që të jesh një mushkonjë gjakpirëse nuk është punë e lehtë. Ekziston gjithmonë rreziku që mund të palosesh dhe asnjë agjenci sigurimesh nuk të merr përsipër pastaj. Zhvilluesit e kësaj loje njihen për idetë e tyre jashtë normales. Kompania japoneze Skip Ltd. ka prodhuar tipa të ngjashëm lojërash si Toy Commander dhe Chibi Robo, që pozicionojnë heronj të pazakontë në situata tepër të pazakonshme. Mister Mosquito është një prej tyre. Përpjekja e mushkonjës tonë, ka të bëjë me gjetjen e vendit të saktë për të ngulur agën, të ruhet gjithnjë për vetëdijen e viktimës dhe të bëjë një punë të mirë si Solid Snake (Metal Gear) ose Rikimaru (Tenchu). Me anë të analogëve, duhet të mbani një rreth në zonën blu të termo

Crazy Frog Racer

Image
(2005)(Neko Entertainment dhe Digital Jester)(Ndoshta loja më e keqe në PS2) Për fat të keq në konsolën më të mirë ndonjëherë, kanë gjetur rrugë edhe të tilla lojëra. Nuk kuptohet mirë sepse një personazh që u paraqit në një këngë duhej të merrte pjesë në një garë. Megjithatë legjenda thotë se ndoshta i shiti më shumë se njëzet kopje meqenëse një vit më vonë erdhi seria e dytë. Kjo ose versioni ku njëri nga zhvilluesit i shiti shpirtin shejtanit për të publikuar këtë lojë leshi. Ndoshta loja më e keqe në PS2. Unë besoj se dikush ka pastruar paratë. Lojtari bën gara me Bretkosën e Çmendur; kaq!

Kingdom Hearts

Image
(2002) Square Enix më në fund takon senpain e saj, atë që e adhuron në distancë, pra Disnein me pak fjalë. Janë personazhe fiktive krijuar sipas stilit japonez që bashkëpunojnë më ikonat si Donald Duck, Gufi dhe Mickey Mouse; me pak fjalë një lojë që synon fëmijët nën moshën trembëdhjetë vjeç. Sora, një djalë i ri pajisur me një armë quajtur Key-blade (shpata-çelës?) duhet të përballet me hije të liga me ndihmën e personazheve të lartpërmendur. Edhe pse loja synon fëmijët, jo radhë ndjek tema që japonezëve i pëlqejnë shumë si për shembull sakrificat individuale, fundi i jetës dhe dilema morale nga më të ndryshmet, por pa guxuar kurrë të shkojë më tej në këtë seri në mos Disnei mund t'i hedhë në gjyq siç bën shpesh kundra kujtdo për arsye nga më të kotat. Kingdom Hearts është një lojë që internetit ia ka qejfi ta tallë vazhdimisht. Shtyp butonin X për të fituar betejën, është mantra që ndjek përshkrimin e lojës. Edhe pse kjo është e vërtetë tërësisht, loja vetë është një

Amplitude

Image
(2003)(Harmonix) Nëse po pyesni veten se nga mbinë gjithë ato lojërat Giutar Hero, ky titull është ai që duhet të shani ose lavdëroni, në varësi të preferencave tuaja. Aplitude ishte vazhdimi i suksesit të lojës paraardhëse Frequency. Ndryshe nga kitarat elektronike, Amplitude mund të luhej edhe me levën e PS 2. Në sajë të butonave lojtarët shikonin një anije kozmike tek çante rrugët mes një piste gare të një qyteti futurist nën ritmin e tingujve përzgjedhur nga Harmonix (kompania zhvilluese). Ndryshe nga Guitar Hero apo Rock Band, Amplitude kishte nivele ku përshiheshin bosët dhe sende ndihmuese në krijimin e kombove që shtonin pikët dhe bukurinë e lojës.

Marvel vs. Capcom 2

Image
(2000) Marvel vs. Capcom e parë fare ishte një sukses i padiskutueshëm si në makineritë arkade, po ashtu në PSOne. Ky titull i dytë përmirëson gjërat goxha duke ruajtur bukurinë e çmendurisë së një loje tipike japoneze me personazhe krijuar e adhuruar në SHBA. Mjafton të dini që ka më shumë se 55 personazhe për të zgjedhur për të kuptuar se ia vlen të shpenzosh ca para për këtë lojë.  Po menduat se numri i karaktereve është pak i ekzagjeruar, mos u shqetësoni aspak pasi çdo personazh ka dizajn që përshtatet perfekt në brendësi të dyluftimeve të lojës, përfshirë edhe Xhill Valentine nga Resident Evil që është pak e vështirë ta imagjinosh në një seri të tillë, por ja që ashtu është (po ashtu edhe Astro Boy ndodhet në lojë). Loja karikohet shpejt. As do i vëreni fare “loading” dhe sapo të zgjidhni karakteret (sapo të zgjidhni shpejtësinë e saj), loja do fillojë shpejtë. Sfondet dhe personazhet janë pikturuar bukur dhe me kujdes duke ruajtur disi stilin amerikan, me prekjen e a

Time Crisis 3

Image
(2003)  Time Crisis është një nga ato seritë që unë kurrë s'i mësova me i luajtur si duhet, por që gjithmonë kam pasur kënaqësi t'i luaja. Loja e parë ndryshoi tërësisht rregullat e qëlluesve duke shtuar për më butonin e fshehjes, por jo vetëm.  Titulli i lojës duhet marrë seriozisht, koha është flori në këtë titull. Është armiku kryesor me thënë të drejtën. Mund të fshiheni e të jeni të sigurt për një farë kohe, por kujdes sepse sahati ecën gjithnjë më shpejtë sesa duhet. Time Crisis 3 nga vetë numërimi kuptohet që është e treta në seri, nëse nuk marrim parasysh titullin TC Project Tiatan në PSOne. Ashtu si dhe titulli i dytë, loja vazhdon të lejojë dy lojtarë njëkohësisht që jo radhë ndërveprojnë me njëri tjetrin si pak a shumë The House of the Dead 3. Ndryshim tjetër i mirëpritur është edhe modaliteti i ndryshëm i armëve. Pistoleta kryesore vazhdon të ketë fishekë pa limit, ndërsa arma automatike dhe çiftja (për mos përmendur edhe anti-tankun) kanë limite e duhet

Tekken 5

Image
(2004) Ka dy rrugë në të cilën një seri pasardhëse e një loje kompjuterike futet: 1. zhgënjimi ndiqet nga një zhgënjim tjetër dhe seria vdes, dhe 2. profesionistët dëgjojnë fansat, mësojnë nga gabimet e tyre dhe i futen punës me zell. Namco ndoqi rrugën e dytë kësaj here. Tekken 5 riktheu serinë në binarë duke mrekulluar jo vetëm fansat por edhe dashamirësit e lojërave Versus me serinë nr. 5. Tekken 5 nuk bëri ndonjë gjë të madhe, thjeshtë përmirësoi më tej formulën që e kishte bërë të suksesshme serinë deri atëherë. Nga shumëllojshmëria e personazheve, ndryshimi sado pak i pamjes së tyre, sfonde dhe muzikë dehëse, e deri te kombinimet spektakolare të luftimeve, dukej sikur çdo gjë ishte perfekt.  Combot në ajër tani ishin më të thjeshta. Sistemi i luftimit në konsolë ishte tepër më i shkathët.  Personazhet e rinj përshtateshin mirë me ambientin dhe rregullat e lojës. Kishte disi më balancë në fuqinë e karaktereve, edhe pse Jin Kazama vazhdonte të ruante deri di

GTA San Andreas

Image
(2004) Mirë se erdhët në geto. Tashmë mund të bëni tatuazhe, të hidhni avionët në erë ose t’i pilotoni e shumë të tjera. Në këtë titull nuk shikohet ndonjë risi ose ndonjë hap para nga GTA 3 dhe Vice City. GTA: Mendojmë se SA ishte një eksperiment i suksesshëm për të përgatitur terrenin e GTA 4. Avantazhi i kësaj serie kishte të bënte me një hartë gjigante. Tepër e madhe. Ju merrni në komandë një “ish-getoist” i cili kthehet në qytetin e tij vetëm për të zbuluar se një polic i korruptuar ka vrarë vëllanë tuaj. Fillon kështu një kalvar i gjatë misionesh për tu hakmarrë ndaj përgjegjësve, ndërsa duhet të vendosni e të mbani reputacionin virtual në geto a thuajse ka ndonjë reputacion në këto zona. E nëse historia bazë bëhet pak e mërzitshme, mund të luani misionet e tjera, të shkoni në parukeri, të pilotoni një avion boing, e shumë aktivitete të tjera që s’do dilte koha t’i përshkruanim dot këtu.

Extermination

Image
(2001)  Nëse Resident Evil tradicionale, ajo parë në PSOne ju ka munguar disi në PS 2, atëherë loja Extermination është titulli që duhet të kontrolloni. Me grafika dhe aktrim të keq (falë edhe buzëve virtuale që nuk përkonin gati kurrë me zërat realë), kjo lojë plotëson denjësisht vendin bosh lënë nga modifikimi i serisë Residen Evil 4 në PS 2. Si një survival horror, ju merrni në komandë një ushtarak, i cili së bashku me skuadrën dërgohet për të hetuar një laborator kërkimi fshehur në Polin e Jugut. Shpejt zbulohet se gjërat kanë shkuar për lesh, me pak të mbijetuar aty e këtu. Dhe kjo është detyra e lojtarit, të mbijetojë deri në arrati ndërsa historia shpaloset. Loja ka kamera të fiksuar dhe gjëegjëza si ato parë në serinë e parë fare Resident Evil, ose Silent Hill nëse preferoni. Armët mund të modifikoheshin lirshëm sipas dëshirës e gjithmonë ekzistonte frika e mungesës së municioneve. Me këto burime, nuk ishte e thënë se duhet të vepronit si sugjeron titulli, pra të s

Metal Slug 4

Image
(2002) Në 2002-shin SNK Playmore ngutet dhe nxjerr serinë e katërt. Me sa duket zhvilluesit nuk mësuan ndonjë gjë nga suksesi i tre serive të para. Regresi i MS fillon pikërisht në këtë puntatë. Nuk është çudi që stafi që krijoi e zhvilloi serinë nuk i përmendin MS 4 dhe MS 5 si favoritet e tyre. Këto lojëra ishin me të vërtetë të dobëta, akoma jo nuk mund të themi se ishin dështime. Në këtë seri thjeshtë nuk ndjehej inovacioni. Arma më e bukur u paraqit në këtë seri (Double Havy Machinegun) por as kjo dhe as dy personazhet e rinj Trevor dhe Nadia nuk mundën ta shpëtonin serinë e katërt nga humbja e popullaritetit. MS 4 nuk ishte asgjë e re, asgjë e vjetër. Ngjante si një version i thatë i serisë së parë vetëm se tashmë nuk ishte më seria e parë.  Makineria më e lezetshme në të gjithë lojën është bretkosa mekanike. Historia nuk kuptohet edhe aq mirë. Një organizatë terroriste ndërton robotë me pamjen e gjeneralit Morden për ndonjë arsye ose tjetrën. Nuk jemi lodhur ndonjë

Super Bust-A-Move

Image
(2000) Është po loja Bust A Move (Bubble Bubble) parë në gjithë platformat e tjera me disa ndryshime të lezetshme. Për shembull është shtuar fusha gravitacionale, poëer up të ndryshme dhe sfera që janë të vockla fare në fillim e më pas ndryshojnë masë. Në themel ama kjo është po e njëjta lojë që kemi parë ndër vite, me ndryshimin e vetëm se përkrah dragoit të gjelbër Bob (ose Blub) ndodhet një alien i cili më shumë ju huton sesa ju ndihmon. Ju mesa duket keni marrë përsipër të ndihmoni këto krijesa të kthehen në shtëpi a diçka e ngjashme. Jo ndonjë “super” i madh kur mendoni se loja është gjithsej vetëm 36 MB. Taito sidoqoftë nuk do lejë platformë pa e publikuar këtë titull, dhe pse jo? Nëse keni një formulë të suksesshme pse mos e përdorni vazhdimisht? Të hedhësh topa me ngjyra të ngjashme vertikalisht e t’i shikoni ndërsa shpërthejnë mund të jetë argëtuese në infinit. E pafalshme për një lojë kaq të vogël, të kishte karikimi i gjatë nga një nivel në tjetrin (ose unë ndosh

Tenchu: Wrath of Heaven

Image
(2003) Një nga lojërat më të bukura në PlayStationin e parë ishte Tenchu 2; pa frikë mund të jetë një nga dhjetë më të mirat. Tenchu 3 gjithashtu ishte një përsosmëri në llojin e vet, por fatkeqe sa më s’ka. Loja, për një arsye ose tjetrën nuk mori asnjëherë famën që meritonte. Ndoshta ishte marketingu që e kish fajin për promovimin e dobët ose historia e koklavitur që paraqiste, s’do mund ta dimë dot kurrë. Tenchu rikthen edhe një herë dy ninxhat e famshëm azuma, Rikimarun dhe Ajamen (dhe një personazh të ri) në misione sekrete në shërbim të perandorit dhe në mbrojtjen e perandorisë japoneze. Teknikat e vrasjeve janë më të larmishme dhe janë shtuar edhe plot mekanizma fshehjeje e kamuflimi që e bëjnë lojën vërtet interesante. Inteligjenca artificiale vazhdon të jetë ajo e para dhe pak progres është bërë me të; po ashtu me titujt në vazhdim. IA do kenë opsione të limituara dhe jo radhë do i shikoni të vërtiten si kali në lëmë. Në fund ama, kjo inteligjencë është e mjaftuesh