Tenchu: Fatal Shadows

(2005) 

Zhvilluesit e Tenchus (K2 LLC) duket sikur i pëlqen t’i japin personazheve negative një qëllim racional sido që të shkojë puna. Në këtë rast luftëtari Jyuzou si lideri i klanit të ninxhave Kuroya, rebelohet ndaj liderëve të moshuar, duke vrarë këdo në fshat gjatë procesit. Kuroya ishte trashëgimtari legjitim i klanit të tij, një rol të cilin ai e refuzon. Të moçmit e fshatit e ndjenin se zemra e Kuroyas ishte e pezmatuar, ndaj vendosin që t’i japin Rin, sipas tyre vajzën më të fisshme në krahinë, si të fejuar me shpresën se ai do pranonte rolin e dhënë e do të pranonte fatin e tij. Pavarësisht dashurisë për Rin, Kuroya vendos të rebelohet duke djegur të gjithë fshatin e duke krijuar trazira në të gjithë krahinën.

Fakti që Kuroya nuk mund thjeshtë të largohej nga aty, tregon shumë për “të moçmit”. Ai nuk kishte shumë opsione për të qenë një herë e mirë i lirë, në mos do të ekzekutohej. Fati i tij ishte vendosur nga të tjerët pa dhënë pëlqim, ndaj edhe rebelimi është krejtësisht i natyrshëm në këtë rast. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Futabën (ndjekëse e Kuroyës), e cila ndjente peshën e rreptësisë së sistemit të kastave. Motivi i antagonistit madje është më i pranueshëm sesa arsyeja e dy heroinave të lojës. Ayame për shembull është një spiune qeveritare e cila merr interes për çështjen rastësisht; për të është thjeshtë një punë tjetër në shërbim të perandorit, ndërsa Rin udhëhiqet nga dëshira për hakmarrje ndaj personit që shkatërroi vendlindjen e saj, ku ajo gëzonte privilegje që të tjerët nuk i kishin (si Futaba). A nuk ka gjithkush të drejtën për të krijuar vetë fatin dhe lumturinë e tij ose saj?

Një spin-off në serinë Tenchu, loja ruan po ato mekanizma dhe fuqi të lojës paraardhëse por në mënyrë më të ngathët. Loja erdhi pas shitjeve të pakta të Tenchu 3: Wrath of Heaven dhe nuk dukej sikur zhvilluesit ishin munduar shumë, përveçse me historinë. Problemi i këtij titulli ishte se pavarësisht gjithë fuqive që futeshin në arsenalin e lojtarëve, vetëm pak prej tyre mund të përdoreshin në mënyrë efektive. Loja prezantonte një personazh të ri, dhe fati i personazhit kryesor (Rikimaru) vazhdonte të ishte i dyshimtë. 

Grafikat janë mirë, megjithatë dizajni i niveleve mund të kishte qenë shumë më mirë.

Sa për historinë, këtë titull e kemi përfshirë në lojërat me antagonistë që nuk e kishin edhe aq keq për arsyet e mëposhtme. Zhvilluesit e Tenchus (K2 LLC) duket sikur i pëlqen t’i japin personazheve negative një qëllim racional sido që të shkojë puna. Në këtë rast luftëtari Jyuzou si lideri i klanit të ninxhave Kuroya, rebelohet ndaj liderëve të moshuar, duke vrarë këdo në fshat gjatë procesit. Kuroya ishte trashëgimtari legjitim i klanit të tij, një rol të cilin ai e refuzon. Të moçmit e fshatit e ndjenin se zemra e Kuroyas ishte e pezmatuar, ndaj vendosin që t’i japin Rin, sipas tyre vajzën më të fisshme në krahinë, si të fejuar me shpresën se ai do pranonte rolin e dhënë e do të pranonte fatin e tij. Pavarësisht dashurisë për Rin, Kuroya vendos të rebelohet duke djegur të gjithë fshatin e duke krijuar trazira në të gjithë krahinën.

Por prisni pak se ka më tepër. Fakti që Kuroya nuk mund thjeshtë të largohej nga aty, tregon shumë për “të moçmit”. Ai nuk kishte shumë opsione për të qenë një herë e mirë i lirë, në mos do të ekzekutohej. Fati i tij ishte vendosur nga të tjerët pa dhënë pëlqim, ndaj edhe rebelimi është krejtësisht i natyrshëm në këtë rast. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Futabën (ndjekëse e Kuroyës), e cila ndjente peshën e rreptësisë së sistemit të kastave. Motivi i antagonistit madje është më i pranueshëm sesa arsyeja e dy heroinave të lojës. Ayame për shembull është një spiune qeveritare e cila merr interes për çështjen rastësisht; për të është thjeshtë një punë tjetër në shërbim të perandorit, ndërsa Rin udhëhiqet nga dëshira për hakmarrje ndaj personit që shkatërroi vendlindjen e saj, ku ajo gëzonte privilegje që të tjerët nuk i kishin (si Futaba). A nuk ka gjithkush të drejtën për të krijuar vetë fatin dhe lumturinë e tij ose saj?

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5