Gungrave
(2002)
Një shooter i drejtpërdrejtë në vetën e tretë pak a shumë si loja 10000 Bullets. Loja ka stil dhe shumë të shtëna armësh duke kujtuar një nga ato filmat vestern me Clint Isvud. Por është më e ngjashme me një anime tjetër titulluar Trigun nëse protagonisti i serisë anime do shkonte vërdallë e do qëllonte këdo që i dilte përpara.
Personazhi kryesor Grave, është një hap larg vdekjes por shpëtohet, dhe më pas mbërthen arkivolin mbushur me armë dhe hidhet në sulm kundra çdo keqbërësi që ka fatin e keq të shfaqet para tij në momentin e gabuar. Grave (që do të thotë varr) është një pistoliero i zoti në punën e tij dhe lojtari mund të përdorë edhe gjuajtje speciale nëse situata bëhet pak e komplikuar.
Gungrave lufton kundra Milenionësve të cilët janë në një konflikt të brendshëm. Armiku kryesor është ish-shoku i ngushtë i personazhit, njëkohësisht edhe vrasësi; një rebel që shkaktoi kryengritjen mes grupit kriminal që tregtojnë një lloj droge quajtur “fara.”
Në stil anime, historia kthehet herë pas here pas duke treguar marrëdhëniet midis personazhit që mban në shpinë arkivolin e tij dhe armikut kryesor. Në skenë del një marrëdhënie ambivalente midis të dyve dhe shefit të krimit të organizuar, i cili i kishte të dy djemtë nën komandë. Kasti është i larmishëm me personazhe origjinale të cilët dallojnë lehtë nga njëri te tjetri.
Ndoshta kritika më e saktë e lojës kishte bënte me kohëzgjatjen e saj. Loja ishte tepër e shkurtër.
Megjithatë shpejtësia e aksionit, animimet e bukura të stilit anime, bënë që më vonë të prodhohej një seri me të njëjtin titull. Edhe pse loja nuk shiti edhe aq mirë, fitoi para mjaftueshëm për të pasur një lojë të dytë në vazhdim. Kam dëgjuar se është edhe një seri anime me të njëjtin titull, por nuk e kam idenë nëse janë të lidhura bashkë.
Comments
Post a Comment