Street Fighter EX3
(2000) Titulli i tretë dhe i fundit i serisë EX. Dy seritë e para EX në PSOne ishin vërtetë të arrira, fatkeqësisht, ky titull nuk arriti nivelin e tyre; kohët po ndryshonin, por jo ky titull. Siç ndodh rëndom, kritika e priti mirë fare lojën duke vënë në dukje ndonjë problem aty e këtu, opinione që ranë ndesh drejtpërdrejt me atë që fansat fanatik menduan kur morën lojën ndër duar. “A nuk ishte kjo loja më e keqe Street Fighter?” pyeste dikush. “Jo!” i përgjigjej tjetri. Dhe në fakt le ta pranojmë, nuk ishte edhe aq e keqe. Kishte stil pak më ndryshe se lojërat tradicionale, megjithatë çdo gjë tjetër ndodhej aty. Loja prezantonte një numër unik personazhesh me stilet e tyre origjinale të luftimit. Sidoqoftë që t’i biem shkurt fare, loja u shemb me shitje të këqija në daljen e konsolës së re. Super Combos dhe Meteor Combos rikthehen nga titujt paraardhës në arenën 2.5 dimensionale ku Rai ose Keni priten të rrahin gjithë të tjerët që nuk quhen Chun Li. Ndryshime të tjera