Max Payne 2: The Fall of Max Payne

(2003) 

Historia e detektivit nga Nju Jork i cili humbi familjen e tij për shkak të punës që bënte, rikthehet sërish, me stil e grafikë më të mirë; Max vetë është më i rrezikshëm se kurrë në këtë titull. Përmirësimet janë të dukshme edhe në inteligjencën artificiale.

Heroi përballet kësaj radhe me sindikatën e krimit rus me në krye Vladin. Ky i fundit po përpiqet të zotërojë gjithë qytetin me ndihmën e një grupi të fshehtë; një vëllazëri e përbërë nga politikanë e njerëz të fuqishëm. Në mes të gjithë kësaj meseleje, spikat Mona Saks e cila është po aq vdekjeprurëse sa vetë detektivi.

Prodhuar herët në 2003, loja është plakur në një mënyrë shumë të hijshme. Aktrimi vazhdon të jetë nga më të mirët dhe ka variete në misione për një shoot em’ up në vetën e tretë. Dialogët dhe dublimi i personazheve dukej se ishte bërë me kujdes nga njerëz të aftë.

Pika e dobët e lojës? Shumë persona (përfshirë edhe unë), mendojnë se loja ishte pak si e shkurtër. RockStar Games duhej ta mbante lojën edhe pak në zhvillim, që më pas ta kritikonim se është tepër e gjatë.

Që të jemi të ndershëm deri në fund, mund të themi se loja u luante shumë mirë në PC me miun sesa me analogë. Gjatë “sloë motion” për shembull është më e lehtë të godasësh një grup shënjestrash lëvizëse edhe pse kjo gjithmonë varet nga aftësia e individit. Ka disa gjëra që PCja thjeshtë dhe bukur i bën më mirë se çdo konsolë.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5