Tekken 5
(2004)
Ka dy rrugë në të cilën një seri pasardhëse e një loje kompjuterike futet: 1. zhgënjimi ndiqet nga një zhgënjim tjetër dhe seria vdes, dhe 2. profesionistët dëgjojnë fansat, mësojnë nga gabimet e tyre dhe i futen punës me zell. Namco ndoqi rrugën e dytë kësaj here. Tekken 5 riktheu serinë në binarë duke mrekulluar jo vetëm fansat por edhe dashamirësit e lojërave Versus me serinë nr. 5.
Tekken 5 nuk bëri ndonjë gjë të madhe, thjeshtë përmirësoi më tej formulën që e kishte bërë të suksesshme serinë deri atëherë. Nga shumëllojshmëria e personazheve, ndryshimi sado pak i pamjes së tyre, sfonde dhe muzikë dehëse, e deri te kombinimet spektakolare të luftimeve, dukej sikur çdo gjë ishte perfekt.
Combot në ajër tani ishin më të thjeshta. Sistemi i luftimit në konsolë ishte tepër më i shkathët.
Personazhet e rinj përshtateshin mirë me ambientin dhe rregullat e lojës. Kishte disi më balancë në fuqinë e karaktereve, edhe pse Jin Kazama vazhdonte të ruante deri diku hegjemoninë mes kampionëve. Për herë të parë në seri u prezantua sistemi i përplasjes së kundërshtarit në tokë, duke i lejuar lojtarit akoma në këmbë që të vazhdonte goditjet në ajër; ishte e pamundur të mbroheshe në atë situatë. Vetë kombinimet ndërkohë që kundërshtari ndodhet në ajër kanë qenë të pranishme edhe më parë në seri por vetëm në Tekken 5 morën formën e vërtetë që do të shfaqej edhe në Tekken 6 dhe Tekken Tag Tournament 2. Për më tepër, ky është titulli i parë që vendosi ngritje ose uljet në rangjet e Tekken bazuar në performancën e lojtarit.
Për sa i përket historisë ama, ajo nuk shkoi gjëkundi. Ishte sërish trekëndëshi armiqësor që ishte parë në Tekken 4. Disa nga personazhet e vjetër fituan pak më shumë vend në histori si për shembull Nina, e të tjerë humbën si për shembull Paul. Tekken Force kësaj radhe përfshin vetëm një lojtarë, Jin Kazamën që përpiqet të gjejë rrugën përmes katër niveleve të vështira të mbushura me ushtarë (nga Korporata G).
Sa për kuriozitet, kjo lojë është më e shkarkuar ilegalisht për PS2 sipas Emuparadise.me
Comments
Post a Comment