Tenchu: Wrath of Heaven
(2003)
Një nga lojërat më të bukura në PlayStationin e parë ishte Tenchu 2; pa frikë mund të jetë një nga dhjetë më të mirat. Tenchu 3 gjithashtu ishte një përsosmëri në llojin e vet, por fatkeqe sa më s’ka. Loja, për një arsye ose tjetrën nuk mori asnjëherë famën që meritonte. Ndoshta ishte marketingu që e kish fajin për promovimin e dobët ose historia e koklavitur që paraqiste, s’do mund ta dimë dot kurrë.
Tenchu rikthen edhe një herë dy ninxhat e famshëm azuma, Rikimarun dhe Ajamen (dhe një personazh të ri) në misione sekrete në shërbim të perandorit dhe në mbrojtjen e perandorisë japoneze. Teknikat e vrasjeve janë më të larmishme dhe janë shtuar edhe plot mekanizma fshehjeje e kamuflimi që e bëjnë lojën vërtet interesante.
Inteligjenca artificiale vazhdon të jetë ajo e para dhe pak progres është bërë me të; po ashtu me titujt në vazhdim. IA do kenë opsione të limituara dhe jo radhë do i shikoni të vërtiten si kali në lëmë. Në fund ama, kjo inteligjencë është e mjaftueshme për të bërë atë që loja kërkon të shpalosë.
Vrasjet dyshe njëkohësisht lejohen, por janë problematike ndonjëherë kur loja nuk llogarit mirë distancën midis dy armiqve. Pavarësisht këto nuk shkëpusin vëmendjen nga bukuria e niveleve të një Japonie mesjetare të mirë modeluar.
Arsenali i armëve është dyfishuar gjithashtu. Armët janë antike vërtet por tepër funksionale për të vrarë armiqtë me efikasitet. Tenchu është një nga ato lojërat që nuk duhet shmangur nga adhuruesit e stealtheve. Gjynah që loja s’u vlerësua aq sa duhej, sepse ishte me të vërtetë një nga ato lojërat që ia vlen ta blesh me çmim të plotë.
Comments
Post a Comment