Killer 7

(2005) 

Nëse do kishte një listë me lojëra të çuditshme, kjo do spikaste në të. 

Është aq e çuditshme, saqë është disi e pamundur ta kategorizojmë. A është një lojë me gjëegjëza, një shooter, një thriller, apo...? Vështirë të përkufizohet, e dyshoj se edhe vetë Capcom do mund të jepte një përgjigje të thjeshtë në lidhje me këtë titull. Përveç kësaj, loja paraqiste disa grafika të çuditshme monokromatike, që shkonin bukur në hijet bardhë e zi, por ndoshta ishte e tepërt për një audiencë që nuk e vlerësoi aq sa duhet origjinalitetin e saj.

Ashtu si vetë loja edhe historia është disi e koklavitur. Lojtari ka në komandë Herman Smithin. Veshur gjithmonë me një kostum të bardhë, me një valixhe të zezë në dorë, ose me kostumet e tjera të personaliteteve, Hermanit i duhet të përballet me një organizatë terroriste po aq të çuditshme sa ai vetë. 

Heaven Smile është një organizatë jo e rëndomtë terroriste që vepron nën hije. E veçanta e tyre do pyesni? Anëtarët janë bomba shpërthyese që marrin frymë si çdo njeri tjetër në botë, gati për të shpërthyer.

Hermani vetë ka shtatë personalitete të ndryshme, secila me fuqi specifike. Me të marrë në komandë një personalitet, lojtari mundet vetëm t'i drejtojë këto projeksione në drejtimin e duhur për të zgjidhur njëenjëzën e radhës. Me thënë të drejtën akoma s'e di saktë nëse personazhi kryesor është një entitet i pavdekshëm apo thjeshtë një skizofren.

Loja ka uljet e ngritjet e saj. 

Ndonjëherë është një bezdi e madhe të gjesh rrugën, e ndonjëherë ju bën për vete me misteret e saj manjakale.
Nuk mund të them se loja është e vështirë. Për një lojtar mesatar mund të jetë e mundimshme në disa pjesë, por përgjithësisht do mund të gjeni zgjidhjen me pak mundim, ose me një guidë. Ky titull vërtet mund të ndodhej në një listë për lojëra të çuditshme, siç shkruhet në fillim, por do kapte majat edhe në një listë për lojërat me koncept origjinal.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5